Foto ilustruese

Kronikë

Laç/ 28-vjeçari përplas me makinë të moshuarin, dërgohet te Trauma

12 Maj, 17:46| Përditesimi: 12 Maj, 17:48

  • Share

Një aksident është shënuar pasditen e sotme lne Laç. Një 28-vjeçar ka përplasur me makinë një 84-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se i lënduari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 16:20, në qytetin e Laçit,   automjeti që drejtohej nga shtetasi Z. P., 28 vjeç,  ka aksidentuar  shtetasin N. Sh., 84 vjeç, që lëviste në këmbë. Si pasojë e përplasjes, 84-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Me drejtuesin e automjetit, shtetasin Z. P., po kryhen veprimet procedurale”, informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: