Laç- Një aksident rrugor ka ndodhur sot (17 mars) pranë mbikalimit të Patokut në Kurbin, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, 3 persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.
Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, raporton se shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento
Komente
