Foto: Kopshti i mbyllur ne Laç
Kryetarja e bashkisë së Laçit, Majlinda Cara deklaroi se është ngritur një grup pune për verifikimin e rastit dhe sipas rekomandimeve të specialistëve të Shëndetit Publik është kryer dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit i cili do të qëndrojë i mbyllur deri në kryerjen e kontrolleve mjekësore të të gjithë fëmijëve të tjerë.
Ditën e djeshme jemi informuar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor që një fëmijë i Kopshtit Nr. 1 Laç është diagnostikuar me dizanteri intestinale dhe po trajtohet në QSUT.
Menjëherë kemi ngrit një grup pune për verifikimin e rastit dhe sipas rekomandimeve të specialistëve të Shëndetit Publik është kryer dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit i cili do të qëndrojë i mbyllur deri në kryerjen e kontrolleve mjekësore të të gjithë fëmijëve të tjerë.
Në vijim, prindërit e fëmijëve do të mbahen në kontakt nga stafi i këtij kopshti.
Lajmi kryesor:
Laç/ Fëmija diagnostikohet me dizenteri, mbyllet kopshti, dezinfektohet godina! I vogli dërgohet në QSUT (FOTOT)
S.G/ReportTv.al