Mirash Piroli, pronar i një lokali në Laç ka kallëzuar në polici se dritarja e këtij ambienti është dëmtuar, dyshohet me armë zjarri.
Dritarja e dëmtuar është konstatuar nga pronari mbrëmjen e djeshme (2 qershor) rreth orës 20:30.
Pas denoncimit blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
“Më datë 02.06.2025, rreth orës 20:30, shtetasi M. P. ka njoftuar Policinë se ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij, në lagjen nr. 3, Laç”, informoi sot policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Komente
