LAÇ - Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme (3 janar) në autostradën Milot-Mamurras.
Mësohet se automjeti është përplasur me trafikndarësen dhe më pas është përfshirë nga flakët vetëm 2 km larg mbikalimit të Laçit.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit me iniciale E.L. 37 vjeç, i cili është tansportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjithashtu ka mbetur i plagosur dhe pasagjeri me iniciale L.C. i cili u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës.
Zjarrëfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Lajmi kryesor:
E dielë 'e zezë', 6 aksidente, humbin jetën 4 persona! Makina përplaset me minibusin në Elbasan, plagosen 7 qytetarë, ndërron jetë një tjetër
E.M./ReportTv.al