Kreu i Federatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj

Kronikë

Laç, vdekja e dy të rinjve tek ish-Uzina, kreu i Sindikatave: Rrezikohen çdo ditë jetë njerëzish, të merren masa

9 Korrik 2018, 15:37| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 15:43

  • Share

Pas ngjarjes së ndodhur në e ish-uzinën e superfosfatit në Laç, ku humbën jetën 2 persona, kreu i Federatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj ka dalë në një deklaratë për mediat nga vendi i ngjarjes.

Nikollaj i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të izoluar këto objekte që po ju marrin jetën.

Këtu rrezikohen çdo ditë jetë njerëzish. Qytetarët detyrohen të mbledhin skrap për bukën e gojes, pasi varfëria është ulur këmbëkryq. I bëj thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të izoluar këto objekte në mbarë Shqiperinë me qëllim që brenda tyre të mos deportojnë njerëz. Në këto kushte rrezikohen sërish jetë njerëzish.

Kreu i Federatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?