Fundjava që lamë pas solli paraqitje shumë pozitive për legjionarët shqiptarë që aktivizohen në kampionate të ndryshme jashtë vendit, teksa disa prej tyre shkëlqyen në prag të grumbullimit të Kombëtares për ndeshjet e radhës.
Në krye të listës së më të mirëve renditet mesfushori Qazim Laçi, i cili realizoi një supergol nga distanca për ekipin e tij Sparta Prague, në sfidën ndaj Sigma Olomouc. Gjuajtja e tij e fuqishme nga rreth 20 metra përfundoi në trekëndëshin e portës.
Pas tij vjen Mirlind Daku, i cili vazhdon formën e mirë me Rubin Kazan në Premier Ligën ruse. Sulmuesi shqiptar realizoi një tjetër gol vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, duke rritur shpresat për një vend titullari në formacionin kuqezi.
Alen Sherri u aktivizua si titullar ndaj Napolit dhe dhuroi një paraqitje të mirë.
Këto performanca vijnë në një moment kyç, teksa kombëtarja shqiptare po përgatitet për përballjet në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës, me trajnerin Sylvinho që publikoi listën dhe pjesë e saj ishin tre emrat e mësipërm.
Komente
