Festa e Tiranës për titullin kampion është shtyrë të paktën edhe për një javë. Kjo pasi bardheblutë janë mposhtur 1-0 në përballjen kundër Laçit, që mban vendin e dytë. Goli e vetëm të takimit në Kurbin e realizoi Guindo në pjesën e parë.
Sakaq Partizani edhe pse luajti për më shumë se 50 minuta me një lojtar më pak ka fituar 3-1 derbin me Dinamon. Madje një nga golat të kuqtë e realizuan në ekstrimin e lojës ku morën 3 pikët.
Ndërkohë të shtunën Vllaznia që nuk fiton prej 5 ndeshjesh do të presë Skënderbeun që tashmë mund të kosniderohet i rënë nga kategoria, por vetëm matematika e mban në lojë.
“Ska asnjë ndeshje të lehtë, duhet vlerësua maksimalisht, duke ditur edhe ecurinë e gjatë këtyre javëve. Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat kemi 2 humbje dhe 3 barazime. Po shënojnë shumë pak kështu që duhet të jemi serioz në fushën e lojës,”-deklaroi Elvis Plori, trajner i Vllaznisë.
Sfida tjetër e ditës së shtunë vlen për t’I shpëtuar ‘play-off’ dhe luhet mes Kastriotit dhe Egnatias.