Gentian Selmani është zyrtarisht portieri i ri i Laçit. Pas dy vitesh e gjysmë në Turqi, gardiani i Kombëtares kuqezi (4 ndeshje) ka firmosur sërish me bardhezinjtë. 24-vjeçari verën e 2019 la Laçin për Menemenspor, teksa më pas luajti edhe me Boluspor në Ligën e Parë turke.
Tanimë Gentian Mezani ka mes shtyllave një emër të afirmuar në elitën e Shqipërisë, duke e hedhur menjëherë në fushë. Laçi luan këtë të hënë në 19:00 me Partizanin në kryeqytet, për javën e 20-të të Superligës.
I lindur në Krujë, Selmani e ka nisur karrierën me Partizanin, duke u aktivizuar më pas me Kastriotin dhe Laçin, para se të kalonte dy sezone në Turqi.
Komento