Aksesi në infrastrukturë dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Laçit ka ende mungesa të shumta.
Edhe pse janë kryer disa ndërhyrje si pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit, në rrugët e qytetit nuk janë vendosur rampat. E njëjta gjë dhe pranë institucioneve të shërbimit.
"Me karroca të vogla nuk mund të dalësh. S’ka tabela. Unë jam me motor", thotë Don Ndocaj, përfaqësues i PAK, Kurbin.
Në këto kushte ata s’mund të lëvizin pa shoqërues. Vështirësitë janë të shumta, thotë kreu i shoqatës dhe shpesh janë të rrezikuar nga automjetet.
Sipas të dhënave zyrtare në Kurbin jetojnë 200 persona me aftësi të kufizuara.
Komente
