Laçi edhe sezonin e ri do jetë pjesë e Superligës, me kurbinasit që kërkojnë të rikthehen në Evropë. Për këtë, drejtuesit me në krye presidentin Pashk Laska kanë vendosur t'ia besojnë stolin Stavri Nicës.
Trajneri 68-vjeçar e drejtoi skuadrën në tetë ndeshjet e edicionit të shkuar, duke e nxjerrë nga zona e ftohtë për ta dërguar në "ujëra të qeta". Me një eksperiencë të madhe, Nica e drejtoi Laçin për herë të parë në 2009-10 në Superligë, teksa kjo pritet të jetë hera e shtatë që ai do ulet në stolin e bardhezinjve.
Në tetë ndeshjet që Nica u ul në stol sezonin që lamë pas, ia doli të sigurojë 12 pikë për të dalë nga zona play-off. Tre fitore, tre barazime dhe vetëm dy humbje bënë që drejtuesit të binden nga bashkëpunimi i trajnerit me lojtarët dhe kësisoj të jenë pranë konfirmimit të tij.
Stavri Nica