TIRANË- Shpëtim Duro është trajneri i ri i Laçit. Duro një nga trajnerët më të njohur në Shqipëri ku ka drejtuar disa skuadra si Skënderbeu, Partizani dhe së fundmi Kukësin, por edhe Shkëndijën e Tetovës.
Duro zëvendëson në pankinën e Laçit të larguarin Armando Cungo. Lajmi konfirmohet edhe nga klubi i Laçit në rrjetet sociale.
Pas 7 javëve kampionat, Laçi ka 7 pikë dhe ndodhet në vendin e 7, por pas një merkatoje cilësore ka objektiva madhor./Përgatiti Andi Kapxhiu
Komento