Varësja e vjedhur dhe momenti arrestimit

Kronikë
Top 24

Laçiani 'del' huq/ I vodhi nga qafa varësen e floririt vajzës shtatzënë, arrestohet

22 Prill 2019, 15:06| Përditesimi: 22 Prill 2019, 16:51

  • Share

Një i ri nga Laçi është arrestuar në flagrancë, pasi i vodhi varësen e floririt një vajzeje shtatzënë, e cila po priste për autobusin.

Ngjarja është regjistruar tek mbikalimi i autostradës në Fushë Krujë, rreth orën 13:00. Mësohet se A.Ç., 31 vjeç me origjinë nga Laçi, pasi ia vodhi varësen e floririt nga qafa, është larguar me vrap, por vajza e ka ndjekur nga pas.

Fatmirësisht aty pranë ka qenë në qarkullim një patrullë policie, të cilët pasi kanë dëgjuar thirrjet e vajzës për ndihmë, kanë bërë të mundur arrestimin e laçianit. Mbi 31-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Varësja e vjedhur dhe momenti arrestimit

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nini: 23/04/2019 09:26

    Nuk dua ta justifikoj. Por shifeni se ne c'gjendje eshte i arrestuari. Normale qe do vjedhe.

    Përgjigju
  • Tarrasi: 23/04/2019 09:17

    Ka ardhur koha e maskarejnve. Kshu ësht kur glorifikohet figura e hajdutit "skifterit" si djalë i respektueshëm se, lekët që u ka marrë njerëzve të thjeshtë, i hedh në tallava sa herë i përmendet emri.

    Përgjigju
  • Miri: 22/04/2019 18:16

    Mos ka dashur ti bej lidhese akletesh.

    Përgjigju
  • Sulltani: 22/04/2019 18:16

    Te gjith njerezit qe marrin varese nga qafa tu pritet koka me hanxhar .. Duhet te behet ligji mesjetare per keta tipa teper ordiner.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?