Lady Gaga

VIP & Spektakël

Lady Gaga do të vijë më një projekt të ri kinematografik

4 Nëntor 2019, 20:16| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 20:28

  • Share

Pas filmit të suksesshëm “A Star Is Born”, artistja e njohur Lady Gaga do jetë protagoniste në një tjetër projekt kinematografik.

U zbulua se Gaga do të luajë në filmin e ardhshëm të Ridley Scott, në rolin e ish-gruas së dizanjerit “Gucci”,  Patrizia Reggiani, e cila u shpall fajtore për ekzekutimin e tij.

Filmi do të paraqesë krimin e bërë ndaj ikonës së modës Maurizio Gucci dhe Gaga do të luajë një ndër rolet kryesore.

Sipas CNN, ajo e ka pranuar ofertën e regjisorit dhe pritet të nisin xhirimet.

Skenari i filmit bazohet në librin "Shtëpia Gucci: Një histori sensacionale e vrasjes, çmendurisë, magjepsjes dhe lakmisë" nga Sara Gay Forden.

Maurizio Gucci ishte kreu i shtëpisë italiane të modës para se të vritej në zyrën e tij në vitin 1995.

Debutimi i parë i Gagas si aktore ishte në vitin 2013 në filmin "Machete Vras".

Në vitin 2015 Gaga tregoi aftësinë e saj të aktrimit në sezonin e pestë të serialit antologjik të Ryan Murphy "American Horror Story: Hotel".

Së fundmi, Gaga u nominua për “Oscar” për rolin e saj së bashku me Bradley Cooper në “A Star Is Born”.

Kurse regjisori i famshëm Scott së fundmi drejtoi thriller-in kriminal "Të gjitha paratë në botë", ku interpretojnë Christopher Plummer, Michelle Williams dhe Mark Wahlberg.

Ky film portretizoi rrëmbimin e 1973 të nipit të J. Paul Getty.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?