Lady Gaga ka diskutuar çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD) që ajo pësoi pasi u përdhunua në mënyrë të përsëritur në moshën 19 vjeç.
Këngëtarja foli gjerësisht për shëndetin e saj mendor në një intervistë me Oprah Winfrey.
"Më përdhunuan në mënyrë të përsëritur kur isha 19 vjeç dhe gjithashtu kisha PTSD si rezultat i kësaj traume", u shpreh Gaga.
Ajo tha se abuzimi është kryer nga dikush që ajo e njihte.
"Unë papritmas u bëra yll dhe udhëtova botën, nga dhoma e hotelit në garazh deri te limuzina në skenë, dhe kurrë nuk e trajtova atë, e menjëherë papritmas fillova të përjetoja këtë dhimbje të jashtëzakonshme në të gjithë trupin tim, kjo imitoi sëmundjen që ndjeva pasi u përdhunova", tha ajo.
Në vitin 2019, Gaga kërkoi falje për bashkëpunimin me R Kelly pas arrestimit të tij për akuza të shumta sulmesh seksuale ndaj vajzave të reja.
Dyshja kishin punuar së bashku në këngën e vitit 2013 "Do What U Want (Me Trupin tim)".
"Si viktimë e sulmit seksual vetë, bëra këngën dhe videon në një moment të errët në jetën time," shkroi ajo.
Gjatë intervistës, Gaga diskutoi gjithashtu betejën e saj me sëmundjen tjetër të Fibromyalgia dhe thashethemet romantike që e rrethojnë atë e Bradley Cooper, me të cilin bashkëpunoi në filmin "A Star is Born”.
"Ne bëmë një punë vërtet të mirë duke i mashtruar të gjithë," tha ajo.
Kjo do të thotë se ata nuk kanë patur asnjë lidhje së bashku përveç bashkëpunimit në film.
Komente
