Këngëtarja Lady Gaga në kopertinë "Vogue"

VIP & Spektakël

Lady Gaga ‘kërkon’ mëshirë: Zgjohem çdo ditë duke mos ditur si ndihem

10 Shtator 2018, 17:54| Përditesimi: 10 Shtator 2018, 17:56

  • Share

Lady Gaga është kthyer prej vitesh në një prej këngëtareve më ikonë në botë. Me stilin e saj të veçantë ajo u bë frymëzim për shumë të rinj që dëshironin të rebeloheshin kundrejt realitetit. Përveç muzikës Gaga mori pjesë edhe në filmin “A star is born” ku kishte rolin e protagonistes.

Në një kopertinë për revistën ‘Vogue’, këngëtarja ka zbuluar më shumë detaje për filmin dhe jetën e saj. Lady Gaga ka thënë se pavarësisht se shfaqet shumë e fortë në skenë, ajo vuan nga një dhimbje kronike. Sëmundja e saj quhet ‘fibromyalgia’ dhe prek sistemin e muskujve dhe skeletin, duke u shoqëruar me dhimbje, përgjumje dhe probleme me humorin.

“Njerëzit duhet të jenë më të mëshirshëm. Dhimbja kronike nuk është shaka. Zgjohem çdo ditë duke mos ditur se si do të ndihem,”- ka thënë Gaga.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?