Një mbrëmje plot çmime ka qenë ajo e MTV Aëards mbrëmjen e së dielës. Këngëtarja Lady Gaga u shpall “Artistja e Vitit”, ndërsa ka triumfuar mbi divat e muzikës botërore, Beyonce, Taylor Suift apo Kendrick Lamar. Çmimin e saj, Gaga ia dedikoi fansave të “Little Monster” dhe të fejuarit Michael Polansky.
Nga spektakli i MTV Music Awards, Gaga u largua me 4 çmime në total, “Regjia më e Mirë” për projektin “Abracadabra” dhe “Regjia më e mirë Artistike”, “Bashkëpunimi më i Mirë” me këngëtarin Bruno Mars “Die With a Smile” dhe çmimin e vitit.
"Të jesh artiste është një përpjekje për të lidhur shpirtrat e njerëzve në të gjithë botën. Të jesh artiste është një disiplinë, një zanat i destinuar për të arritur në zemrën e dikujt, ku ajo rrit rrënjët e saj dhe për t’i kujtuar ata të ëndërrojnë. Të jesh artiste është një përgjegjësi për ta bërë audiencën të buzëqeshë, të kërcejë, të qajë, të çlirohet… Është një metodë për të ndërtuar mirëkuptim dhe për të festuar komunitetin”, tha Lady Gaga gjatë marrjes së çmimit.
Ariana Grande u nderua me 3 çmime, “Videon e vitit”, “Videon e gjatë” dhe “Videon më të mirë Pop” për “Brighter Days Ahead”. Ricky Martin mori çmimin “Ikona latine” pas performancës së disa hiteve, përfshirë këtu dhe “Livin’ La Vida Loca”.
Sabrina Carpenter rrëmbeu vëmendjen me triumfin në kategorinë Artistja POP më e Mirë, si dhe me fitoren për Albumin më të Mirë, Short n’ Sweet. Në skenën ndërkombëtare, Shakira u shpall fituese në kategorinë Best Latin, ndërsa Lisa bëri histori për K-pop me bashkëpunimin e saj me Doja Cat dhe Raye.
VMA nderoi gjithashtu ish-këngëtarin e “Black Sabbath”, Ozzy Osbourne, i cili vdiq në korrik në moshën 76 vjeç, me një performancë të prezantuar nga një video mesazh, nga djali i tij Jack.
Spektakli shënon edhe një hapësirë frymëzimi të stilit dhe paraqitjes së artistëve. Dominoi stilimi i flokëve voluminozë si në vitet ‘80, siç ishin flokët onde të fryra të Doja Cat apo flokët e gjatë në ngjyrë bakri, të valëzuar si sirenë të Ashlee Simpson. Ndërsa grimi vjen me ngjyra të gjalla, të guximshme dhe argëtuese.
Këtë vit, spektakli u prezantua nga reperi dhe i nominuari për "Videon më të Mirë Hip-Hop", LL Cool J në UBS Arena në New York. Publikut iu servirën disa momente interesante, që nga variantet moderne të shkëlqimit të Hollivudit të Vjetër deri te festimet e guximshme me ngjyra në flokë, grim dhe thonj.
Komente
