LUSHNJË- Pas prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, është marrë në mbrojtje edhe ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi. Të dyja prokuroret, bashkë me avokatin Adriatik Doga, sipas dëshmisë të bashkëpunëtorit të drejtësisë, ishin në shënjestrën e Laert Haxhisë për t’u eliminuar. Selimi, e shkarkuar nga KPK, është marrë në mbrojtje nga Policia e Lushnjës dhe do të shoqërohet kudo ku do jetë në lëvizje. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se për Selimin ka marrë vendim mbrojtje edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dy prokuroret u morën në mbrojtje pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka rrëfyer planin e Laert Haxhiut për t'i vrarë. Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë të dyja prokuroret janë ndjekur për disa muaj, ku përgatitja e Laert Haxhiut dhe anëtarëve të grupit të tij, ishte vrasja e tyre ose të familjarëve.
Kjo dëshmi e Tafanit ka bërë që KLP të mblidhet sot për të diskutuar riorganizimin e e mbrojtjes së prokurorëve. Shkak për takimin u bë situata me kërcënimin e njerëzve që kanë hetuar një prej grupeve kriminale më të rrezikshëm të dekadës së fundit në vend. Prezent ishin kreu i KLP, Alfred Balla, me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, kreun e Gardës, Gramoz Sako dhe kryeprokurorin e Elbasanit, Kreshnik Ajazi, me synim rishikimin e masave të sigurisë së magjistratëve.
Kreu i KLP, Alfred Balla, tha se kuadri ligjor për mbrojtje të prokurorëve dhe gjyqtarëve është i plotë, por ka vend për të përmirësuar.
"Baza ligjore dhe VKM janë të plota për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kodi penal i mbron, por vend për përmirësime dhe ndryshime ka. Një nga bisedat që kemi bërë është mundësia e ndryshimit, pra përmirësimit të VKM. Prokuroria ka Komisionin e Mbrojtjes së Prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndjen veten të rrezikuar qoftë fizik, apo familjarët kanë të drejtë t’i drejtohen komisionit dhe në mënyrë të menjëhershme i caktohet mbrojtja. Doloreza e ka ndryshe nga KLP, Selimi varet nga KLP. Në momentin që vlerësohet se ka rrezik i caktohet mbrojte dhe pastaj mblidhet komisioni", tha Balla.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës do të rrisin masat që “drejtësia” të bëjë detyrën.
"Do të jemi përsëri këtu brenda një jave, për ta filluar zbatimin e saj, e cila do të përfshijë dhe ndryshime, jo në ligj, por ndoshta në vendimet e Këshillit të Ministrave për të garantuar që gjithçka është ligj, të jetë e reflektuar si duhet edhe në vendimet e Këshillit të Ministrave. Qoftë Policia e Shtetit, qoftë Garda e Republikës, do të rrisin masat e sigurisë për të garantuar që këto institucione do të bëjnë detyrën e tyre", u shpreh ministri.
Duke iu referuar shprehjeve frazeologjike të popullit, ministria Balla tha se falë punës së policisë dhe prokurorisë, janë thyer dhe do të thyhen edhe në vijim kasafortat e bandave kriminale.
"Populli shqiptar ka një shprehje të bukur që unë e them shpesh që ‘qentë që lehin, nuk të hanë’. Dhe natyrshëm që falë punës së Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, ne kemi arritur të thyejmë kasafortat e sekreteve të një bande kriminale. Besoj që në ditët në vijim do të arrijmë thyejmë edhe të tjera", tha Balla.
Duke pranuar se zbulimi i tentativës për të eliminuar prokurorë ishte i vonuar, Balla deklaroi se në takimet në vijim do të ftohet edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, për mbledhje të detajuar informacioni.
"E vërteta është që rasti në fjalë është një rast ku ju me të drejtë thoni që ne duhet të kishim patur informacion. Dhe në këtë diskutim që kemi bërë sot, kemi rënë dakord që në disa prej takimeve periodike, ne do të ftojmë edhe drejtuesen e SHISH-it për të pasur informacion", tha Balla.
Mbrojta e zyrtarëve të drejtësisë kryhet në dy mënyra. Për ata të SPAK dhe GJKKO, kërkohet ndihmë direkt në polici nga vetë prokurori i kërcënuar apo kreu i SPAK dhe i gjykatës, ndërsa tek prokurorët e zakonshëm, mbrojtja kërkohet në KLP nga vetë prokurori, kreu i policisë apo prokurorisë.
Prokurorja Selimi hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu. 2 vite hetime dhe më pas Selimi shpalli moskompetencë për dosjen, duke ia kaluar SPAK dhe prokurores Doloreza Musabelliu, ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun, i paekstraduar akoma nga Greqia.
Merita Selimi në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting) me dy votat e Brunilda Bekteshit, Etleda Çiftja. Një votë “pro” kalimit të saj të procesit të “Vettingut” ishte ajo e Lulzim Hamitaj, por nuk mjaftoi. Çështja e saj ka kaluar në KPA, ku më pas vendimmarrja do jetë përfundimtare, nëse Selimi do të dalë apo jo nga sistemi i drejtësisë.
Artan Tafani ka treguar edhe planin për ekzekutimin e avokatit Adriatik Guri, i cili sipas tij i ka shpëtuar vrasjes në fraksion sekonde në tetor 2021 në Lushnjë. Sipas të penduarit të drejtësisë avokatin do e vriste vetë ai, Laerti dhe Lulzim Arapi. Avokati Guri sot jeton vetëm prej faktit së në momentin që grupi kriminal zbarkoi me arsenal armës pranë banesës së tij, ai është takuar me një komshie, çfarë ka detyruar tre kriminalët të ndalojnë dhe të presin. Por, avokati, pasi hyri në apartamentin e tij, nuk doli më nga aty, duke anuluar çdo gjë. Në një intervistë për Report Tv, avokati Doga tha se dëshmia i duket e pabesueshme pasi tre muaj më parë është takuar me Marjus Tafanin, madje pas arrestimit të tij familja e ka kontaktuar për ta mbrojtur atë në gjykatë.
Kryetari i KLP, Alfred Balla ka folur pas mbledhjes me krerët e institucioneve më të rëndësishme në vend, të cilët u mblodhën krerët e institucioneve më të rëndësishme pas planit të Laert Haxhiut për eliminimin e dy prokuroreve. Balla tha se kuadri ligjor për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve është i plotë, por kanë diskutuar për përmirësimin e VKM-ve.
“Është një bashkëpunim që do vijojë edhe në ardhmen. Gjatë këtij takimi u prek edhe ky moment, prokuroria, ka komisionin e Mbrojtjes së prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndjen veten të rrezikuar qoftë fizik, për apo familjarët kanë të drejtë t’i drejtohen komisionit dhe në mënyrë të menjëhershme i caktohet mbrojtja. Avokati ka të drejtë të kërkojë mbrojtje.
Doloreza e ka ndryshe nga KLP, Selimi varet nga KLP. Në momentin që vlerësohet se ka rrezik i caktohet mbrojte dhe pastaj mblidhet komisioni. Baza ligjore dhe VK janë të plota për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kodi penal i mbron, por vend për përmirësime dhe ndryshime ka. Një nga bisedat që kemi bërë është mundësia e ndryshimit, pra përmirësimit të VKM”, tha Balla.
Krerët më të lartë të institucioneve, u mblodhën sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë, i cili zbuloi se Laert Haxhia donte të eliminonte dy prokuroret Doloreza Musabelliun e SPAK dhe Merita Selimin e Lushnjës. Në një prononcim për mediat, ministri tha se të gjitha institucionet janë në këmbë për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, prokurori e gjyqtarëve.
Këtë situatë ku u zbuluan përpjekjet e një bande kriminale për të vrarë dy prokurore, ministri zgjodhi ta komentojë me një shprehje frazeologjike “qentë që lehin, nuk të hanë”. Ai tha se kanë zbërthyer ‘kasafortën e një bande kriminale’ dhe se do të zbërthejnë edhe të tjera, ndërsa një thirrje e pati për prokurorët e gjyqtarët që të punojnë të qetë e të godasin krimin.
“Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP për këtë çështje ku kemi diskutuar dhe e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që t’i garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre. Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”. Falë punës së prokurorisë kemi arritur të thyejmë kasaforta e një bande kriminale dhe besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë”, tha Balla.
Ministri tha se brenda një jave do të mblidhen sërish për të diskutuar mbi kërcënimin e prokuorëve dhe gjykatësve nga grupet kriminale. Ai theksoi se kuadri ligjor është i plotë, por se do të punojnë për të ndryshuar dy VKM me qëllim përmirësimin e tyre.
“Do jemi brenda një jave për të filluar zbatimin që do përfshin ndryshim në VKM për të garantuar që çdo gjë të jetë e reflektuar si duhet. Kur bëhet fjalë për SPAK dhe GJKKO do të ketë një vëmendje më të shtuar pasi ligji ja ka dhënë këtë vëmendje. Secila nga institucionet e varësisë që unë drejtoj do të rrisin masat e sigurisë për të garantuar që këto institucione të bëjnë detyrën e tyre. Kur miratohej Reforma në drejtësi kemi thënë se kjo do të shkaktojë dhimbje. Na duhet të mësojmë nga gabimet e të tjerëve për t’i parandaluar. Në këtë diskutim që kemi bërë sot ne do të ftojmë edhe drejtuesin e SHISH. Në komisionin që vlerëson nevojat për sigurinë e prokurorëve apo gjyqtarëve nuk do të jetë thjeshtë një përfaqësie si ministrit të Brendshëm por do të jem vet i pranishëm. I them çdo magjistrati të punojnë të qetë”, tha Balla.
Pas planit të Laert Haxhiut për të vrarë dy prokuroret Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimin, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohet një takim për të riorganizuar mënyrën e mbrojtjes së prokurorëve që u rrezikohet jeta nga grupet kriminale. Altin Dumani, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku dhe Kreshnik Ajazi, Gramoz Sako po marrin pjesë në takim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ai qe do te vrasi dhe te godasi nuk ben shume zhurme, Por e harton planin dhe e zbaton brenda pak kohe Sidomos per njerez te tille te thjeshte qe i gjen kudo perdite, Por kto jane deklarime paranojake pas daljes efektit ashashit dhe kokaines dhe ai je kto momente eshte duke menduar qe duan ta vrasin ate dhe familjen dhe per te shpetuar te gjithe nxjerr kto pseudo arsye e gjoja fakte.. por qe ktu do jemi, do dalin shterpe cdo fjale nga goja ti Si te gjithe kto ne pergjithsi vrasesit me pagese konsumojne shume droge Sepse skane kapacitet dhe ftohtesi ne kryerjen e krimeve Pavarsisht se e bejne me guximin e marre nga joshja e lekut dhe konsumimi i droges. Ne kushte normale ato kane frike dhe nje njeri te thjeshte, Jo me nje njeri me krime dhe te afte e te rrezikshem.
PërgjigjuArsyetim si i Sajmir Taullaut...Bravo Lali bravo....
Fytyrat me te keqija dhe me jo profesionist ska pase ndonjehere shqiperia Si drejtues garde dhe minister mos te flasim per rrumbullakun Qe kane vetem shitje informacioni ne karriere dhe ndihme te krimit! Ai i gardes nga shofer firme ndertimi u be me grada madhore Nderkohe qe ishte 20 vjet pa pune i shkeputur nga ushtria Punonte shofer. Taulanti ska punuar kurre ne jete te vet asnje pune, Rrumbullaku dihet, e ka mbush policine nga veriu ne jug Me katunaret e vet te tiranes.
PërgjigjuNuk mendoj se mund te kërcënohet apo vritet nje Prokuror i SPAK, Ato kane status te veçante dhe mbrohen edhe nga USA, kush tenton te vrase apo eleminoj nje prokuror SPAK, besoj se ka pune edhe me shtetin amerikan, dhe duhet menduar disa here pwr ta provuar nje gje te tille, po pate pune me Amerikën je i marre fund, ato nuk i tolerojnë keta gjera. Por edhe po ti shtojnë masat e sigurisë pwr prokuroret dhe gjyqtaret mire do jete sepse do ndihen me te sigurte ne punen e tyre.
PërgjigjuCia dhe Fbi kane nje skuader speciale qe eshte vetem per te mbrojtur inspektoret e SPAK. Madje ne rast rreziku imediat per keta prokurore sjellin direkt floten e 6 detare.
Nuk mendoni se po i shkaktoni deme te medha, qofte hetimit duke dekonspiruar dhe cenuar sekretin hetimor, qofte paleve duke i pasqyruar te dhenat e procesverbalit te deklarimit te bashkepunetorit te drejtesise
PërgjigjuBej kerkes me shkrim dhe do informohesh mqs e paske deshiren e madhe