Gjykata e Janinës do të vendosë nëse do të ekstradohet në Shqipëri i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori kryesor masakrës së Lushnjes.
Më 11 shtatorit 2017, në qendër të qytetit të Lushnjes, mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, që besohet se ishte objektiv i sulmit.
Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar dosjen autoriteteve greke disa javë pas arrestimit në vendin fqinj.
Pas marrjes në dorëzim të fashikujve hetimor, tashmë verdikti i takon Gjykatës së Janinës, për të vendosur nëse do lejojnë apo jo ekstradimin e tij.
Laert Haxhiu ka kërkuar azil, me argumentin se i rrezikohet jeta nëse do ekstradohet. Seanca e parë për ekstradimin e Laert Haxhiut do mbahet më datë 20 qershor, shkruan Report TV.
I arrestuari më 23 maj në Janinë, i konsideruar edhe si rival i ish-kreut të Bandës së Lushnjes Aldo Bare, u la në burg pa afat nga gjykata e Janinës për llogari të ekstradimit në Shqipëri.
Ik o laert ik naten e mir ..je me fat se do behesh e dashura e aldos
Përgjigju