Laert Haxhiu në pranga, ekstradimi drejt Shqipërisë në plan të dytë! Greqia i ngre 3 akuza penale, del nesër para gjykatës

25 Maj 2023, 16:49| Përditesimi: 25 Maj 2023, 16:57

  • Share

I shumëkërkuari Laert Laxhiu, i cili u prangos tri dite më parë në Greqi, do të dalë të premten në dy seanca të ndara në Gjykatën e Janinës, ku pritet t’i caktohet një masë sigurie për akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet e shtetit fqinj.

Procesi i parë ka lidhje me akuzat e falsifikimit të pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit, të kryera në Greqi. Por pas saj në një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës Shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Arsyeja e qëndrimit të Haxhiut në Greqi, sipas burimeve lidhet me faktin se ai kishte dy anëtarë të familjes së tij atje.

31-vjeçari dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017, ku në qendër të qytetit u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifit.  Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të tentative dosje, e cila është në Gjykatën e Lartë. Burime nga SPAK kanë bërë me dije se ia kanë përcjelle materialet për 31-vjecarin, Ministrisë së Drejtësisë ndërsa kjo e fundit përmes letërporosisë ia ka përcjellë shtetit grek.

Për masakrën e Lushnjës Gjykata e Posaçme ka dhënë dy burgime të përjetshme për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshi, ndërsa është ende në process gjyqi për Laert Haxhiun, i cili ishte shpallur në kërkim ndërsa jetonte ne shtetin Grek ku duket se ka krijuar edhe familje. Bashkë me haxhiun, në momentin e arrestimit në automjet ndodheshin edhe shtetasit Firdeus Berberi, I shpallur në kërkim në 25 qershor 2022, për një atentat në Pogradec dhe Juxhin Barjami, I plagosur në vitin 2021 në një atentat në Athinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dash Labi: 25/05/2023 17:29

    Ka ndejt te axha i vet Cim Haxhiu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?