Lagështi në banesa, pikojnë çatitë e pallateve të vjetra në Memaliaj! Bashkia s’paguan firmën, ndërpriten punimet

22 Nëntor 2023, 17:58| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 18:17

  • Share

Banorët e kateve të sipërme në disa pallate në qytetin e Memaliajt po vuajnë prej lagështisë në banesa. Tarracat e tyre pikojnë në mot me shi, ndonëse janë bërë disa punime nga bashkia për hidroizolimin.  Cilësia e punimeve ka qenë jashtë çdo lloj parametri teknik, thanë banorët, të cilët hapën dyert e shtëpive për ta treguar tavanët me lagështi.

“Shtëpia na pikon. Para dy vitesh erdhi një firmë që e solli bashkia sa ikën ato, situata u bë me keq. Pikon tavani sepse tarraca është e çarë”, thanë banorët.

Bashkia Memaliaj pranon se firma që fitoi tenderin për izolimin e tarracave te pallateve ka kryer vetëm 75% të punimeve për shkak se është likujduar. Nga tenderi me vlerë 2.9 milionë lek, firma e ndërtimit ka marrë vetëm 2.2 milionë lek, ndaj ka lënë në mes punimet.

“Po është e vertetë se ka lagështi, por nuk ka mbaruar investimi. Vlera e tenderit është 2.9 milion lek dhe nuk është mbyllur si lidikujdim përfundimtar. Kemi kërkuar nga firma të riparojë defektet”, tha Violeta Kanushi inxhiniere në Bashkinë Memaliaj.

Bashkia e Memaliaj nuk merr përsipër të zhbëjë dëmin për këto familje, por thotë se ka aplikuar në projektet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të kryer punime të tjera hidro- termoizoluese për të gjitha pallatet e vjetra në qytet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/11/2023 02:22

    Nese tenderi i ka pasur supozohet gati 2.9 milion leke dhe firma eshte paguar me 2.2 milion,po 7 si e ku avulloi,apo ne xhepat e atyre qe supozohet t'ja kalonin firmes?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?