Lagështira e tejzagjatur dhe luhatjet e temperaturave kanë sjellë efekte negative në sektorin e bujqësisë, sidomos në vreshtari.
“Prodhimi i rrushit këtë vit është jo i mirë. Kjo ka ardhur si pasojë e reshjeve dhe sëmundjeve”, tha fermeri Luan Ndoka.
Fermer e grumbuellues të rrushit në Zadrimë të Lezhës thonë se ka një rënie të prodhimit, rreth 60 % krahasuar me një vit më parë.
“Sëmundja e vrugut ka ndikuar shumë në rënien e prodhimit sidomos në varientetin e rrushit të Kallmetit. Ka vreshtarë që nuk kanë fare prodhim”, tha Anton Prenga, pronar i një kantiene në Zadrimë.
Sëmundja e ka dëmtuar vreshtarinë dhe ai pak prodhim që ka mbetur nuk është cilësor.
“Edhe ai prodhim që është po vuan të piqet. As cilësia e verës nuk do të jetë e mirë sepse ulet acideti në rrush dhe fitimi i sheqerit është shumë i avashtë”, u shpreh Anton Prenga i cili grumbullon rrushin për industrinë e prodhimit të verës.
Zadrima e Lezhës është një zonë bujqësore, sektor nga i cili e kanë të lidhur jetesën shumë familje, por këtë vit po dalin me humbje çka do të ndikojë dhe në ekonomi.
Sperkatini me tretesire gurekali qe te mos ju infektohen.
Përgjigju