Teksti në librin e Historisë

Sociale

Lagja luksoze iu paraqit fëmijëve si fshat në librin e historisë, Braçe përshëndet vendimin e Ministrisë së Arsimit: Do rishikohen të gjitha tekstet

30 Tetor 2021, 21:40| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 22:54

  • Share

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Arsimit për rishikim e të gjitha teksteve shkollore pas skandalit të publikuar, ku lagjja e të pasurve në periferi të Tiranës, iu paraqit fëmijëve në librin e historisë së klasës së katër si modeli i fshatit shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', Braçe shkruan se ai fshat i rremë që u mësohej 10-vjeçarëve do të zhbëhet.

"E mbani mend këtë 'fshatin' në librin e historisë? Ai fshati i rremë që u mësohej 10-vjeçarëve?! Do të zhbëhet! Me shume kënaqësi mësova se ministrja e Arsimit, Evis Kushi, mblodhi, komunikoi, diskutoi me të gjitha stafet profesionale dhe urdhëroi rishikimin e të gjitha teksteve të arsimit parauniversitar, për t'i 'pastruar' nga çdo pasaktësi apo e pavërtetë në raport me realitetin", shkruan Braçe.

Në materialin e ofruar në librin e Historisë, realiteti i fshatrave shqiptarë përshkruhet jashtë çdo realiteti të periferisë së vendit. Ilustrimi krejtësisht i gabuar shkaktoi jo pak zemërim te qytetarët, që solli edhe reagimin e Ministrisë së Arsimit një ditë më parë ku konfirmoi rishikimin e teksteve shkollore.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/10/2021 23:48

    Po a nuk thoshte dikur Enveri :/T'a bejme fshatin te lulezuar si qytetin./ Ja u be ne kapitalizem.Zona ku jane sot keto vila luksi,dikur ka qene tamam fshat,packa se sot quhet /periferi/ e Tiranes.Ramen me shoke, nuk kishe per t'i pare kurre te jetonin ne ate kohe, as ne Selite,jo me ne Surel e me thelle.Asnje nuk donte te jetonte ne fshat.Tani qe <<lulezuam>> fshatrat,sic donte partia dikur,nuk na vjen mire t'i quajme fshatra,se fshati kunsiderohet i perbuzur,i prapambetur,e si disi i varfer.Tani i quajme keto zona, periferi e lagje vilash,sipas gustos te zengjineve te rinj qe me ne fund lane qytetet per fshatrat!L.O.L.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?