Teksti në librin e Historisë

Sociale

Lagja luksoze iu paraqit fëmijëve si fshat në librin e historisë, reagon Ministria e Arsimit: Rrjetet profesionale do të rishikojnë tekstet shkollore

29 Tetor 2021, 08:28| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 08:41

  • Share

Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me skandalin, ku lagjja e të pasurve në periferi të Tiranës, iu paraqit fëmijëve në librin e historisë së klasës së katër si modeli i fshatit shqiptar. Ministrja Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e rrjeteve profesionale, duke bërë me dije se do të ketë rishikim të teksteve shkollore.

"Nisur nga shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me ndonjë pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet tona mësimore, zhvilluam në MAS një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesiona­le, të cilët u angazhuan që së bashku me stafet e specializuara të rishikojnë në detaje të gjitha tekstet në arsimin tonë parauniversitar. Para pak vitesh ne kemi realizuar një reformë të thellë, duke u dhënë mundësi nxënësve tanë që të mësojnë me tekste më cilësore, por puna do të vazhdojë pa u ndalur për të garantuar standarde të larta dhe cilësi në të gjitha aspektet e procesit mësimor", tha ministrja.

Në materialin e ofruar në librin e Historisë, realiteti i fshatrave shqiptarë përshkruhet jashtë çdo realiteti të periferisë së vendit. Ilustrimi krejtësisht i gabuar shkaktoi jo pak zemërim te qytetarët.

“Pothuaj të gjithë shtëpitë e fshatit janë bërë të reja. Rruga automobilistike të çon drejt e në qendër të fshatit. Me rrugë të aslfaltuara, ai lidhet jo vetëm me qytetin, por edhe me fshatrat të tjera“, thuhet në përshkrimin e tekstit të Historisë së klasës së katërt", shkruhet në tekst, një përshkrim i fshatrave që shkon shumë larg realitetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?