Lagjja ‘28 nëntori’ në Elbasan pa rrugë, banorët: Asnjë investim nga Bashkia, probleme edhe me ndotjen

28 Prill 2022, 17:02| Përditesimi: 28 Prill 2022, 17:05

  • Share

Vetëm 1 kilometër nga qendra e Elbasanit, lagjja "28-nëntori" vuan mungesën e infrastrukturës. Rrugët, kanalizimet, ndriçimi dhe hapësirat e gjelbra janë shqetësim i vazhdueshëm për banorët.

"Vështirë është sidomos rruga e lagjes se është bërë gjithë gropa. Vijnë politikanët në fushatë marrin vota dhe ikin veç me premtime. As këtu as tek lagjja "Skënderbej" nuk është bërë asgjë. Kur bie shiu këtu nuk kalohet më", tha një banor.

"Ne vështirësitë më të mëdha i kemi tek autostrada, aty duhet ndërtuar mbikalimi sepse e kemi të domosdoshme të kalojmë të kapim urbanin. Duhet patjetër është i domosdoshëm mbikalimi që lidh Fushë-Mbretin me 28 nëntorin se shpesh ndodhin aksidente", tha një tjetër banor. 

Mbi 1400 banorë të lagjes "28 nëntori" shprehin shqetësim dhe për ndotjen pasi banesat e tyre ndodhen në pranë zonës industriale, njohur si Ish-Metalurgjiku. Report tv u interesua pranë Bashkisë së Elbasanit, por zyrtarët lokalë hezitojnë të flasin për projektet në infrastrukturë.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?