Jetojnë pranë bregdetit, por mungesa e investimeve i ka lënë pas në kohë. Jetesa e banorëve të lagjes sipër portit në Shëngjin nuk ka asnjë ndryshim me fshatrat e thellë malor.
Mbi 220 familje janë thuajse të izoluara për shkak të mungesës së rrugës, e cila ka degraduar plotësisht, duke e bërë lëvizjen mjaft e vështirë.
Por, krahas problemeve të infrastrukturës rrugore, këtyre banorëve u duhet të përballen edhe me mungesën e ujët të pijshëm, i cili kryesisht gjatë verës pikon rrallë herë në çezmat e banorëve. Ata thonë se mungesa e shërbimeve iu ka vështirësuar jetesën, ndërsa kërkesat e tyre për investime nuk kanë marrë asnjëherë vëmendje në këto 30 vite.
"Mungojnë kushtet më minimale të jetesës. Uji na vjen një herë në javë. Rrugën e kemi jashtëzakonisht keq. Ka 30 vite që njerëzit janë jashtëzakonisht të zhgënjyer që nuk mundet me u bërë diçka në këtë vend", tha një banor.
Ndërkohë një tjetër banor i zonës u shpreh se "Janë bërë disa punime për sa i përket ujësjellësit që nisi dhe nuk përfundoi, u bënë dhe punime për kanalizimet e ujërave të zeza, dhe kjo nisi e nuk mbaroi dhe rruga u shkatërrua dy herë duke u bërë edhe më keq nga sa ishte".
"Atje ku mungon uji i pijshëm prej 30 vitesh do të thotë se mungon gjithçka", tha një banorë.
Mungesa e investimeve nuk ka vështirësuar vetëm jetesën e banorëve. Të vështirë e bën edhe zhvillimin e turizmit, ndonëse në këtë lagje janë ngritur mjaft hotele e shtëpi pushimi.
More jeni ne terezi apo jo? Mungojne investimet, mungon dora shtetit, s'kemi uje??? Keto jane toka te vjedhura dhe krejtesisht ndertime pa leje. Kane gllaberitur pjesen me te bukur te Shengjinit qe ka qene e mbuluar me pyje pa fund dhe tani duan ndihme?? Ato ndertime duhet te fshihen nga faqja e dheut dhe ajo pjese i duhet kthyer pushuesve dhe te ripyllezohet.
Përgjigju