Laguna e Godullës në Kurbin 'e pushtuar' nga mbetjet! Peshkatari: Dikur këtu pija ujë, tani nuk gjuaj dot as peshk

1 Gusht 2023, 15:50| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 19:28

  • Share

E rrethuar nga bimësia dhe uji, dikur shquhej për bregdetin e bukur në fshatin Adriatik por sot zona e mbrojtur e Godullës në Kurbin i ngjan një vendi të braktisur.

Edhe pse një nga vendet më të bukura në Shqipëri që natyra i ka falur gjithçka, dora e njeriut me kalimin e viteve e ka shkatërruar.

Mungesa e infrastrukturës rrugore dhe ndotja masive e bregdetit, e kanë kthyer Godullën në një vend të harruar prej vitesh nga pushteti vendor. Për shkak të rrugës së shkatërruar për të shkuar në bregun e detit që vite më parë ishte mjaft i frekuentuar është e pamundur.

Jo vetëm infrastruktura problem në këtë zonë është dhe ndotja që krijon Lumi Ishëm, nga depozitimi i mbetjeve në brigjet e tij.

Një nga peshkatarët më të vjetër të zonës, Qemal Jangu na tregon se Godulla është kthyer në një vend mbetjesh të rrezikshme të cilat po dëmtojnë biodiversitetin.

 “Këtu ka pas lloj-lloj peshqish, rosa, pata. Tani nuk ka më asnjë gjë. Shumë mbeturina ka tani. Dikur unë pija ujë këtu kur gjuaja për peshk. Mbetjet vijnë nga Tirana, Ura e Gjolës dhe derdhen në det.”- tha qytetari Qemal Jangu.

Zona turistike e Godullës në Kurbin po degradon çdo vit e më shumë, ndërsa autoritetet vendore dhe qendrore vijojnë heshtin përballë kësaj situate e cila vijon prej vitesh.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Analisti qorr: 01/08/2023 23:58

    Kurbini i vetmi qark qe ka dalje ne det dhe nuk ka asnje plazh , as Godulla as Adriatiku as Patoku nuk Jane plazhe mirfillta dhe kjo per faj masakres se viteve 90’ kur u prish plazhi Patogut nga devijimi Matit , lind pyetja deri kep rodon ku mund te behet plazh ne kete zone ? Askund pasi ndotja mjedisore nuk e certifikon aspak , duhet nje projekt ndalim ndotje qe te kete nje plazh publik ose me cmime 2-3€ cadrà qe te kete turizem pasi lezha dhe Velipoja Po mbushen ka vend dhe per Kurbinin. e per cdo qytet qe ka dalje ne det ! Pra ne kohen perpara plazhe te tilla ishin shume te frekuentuara sot jane plazhe plot ndotje pasi Po ti behet nje analize detit nga ekspert te huaj tregon nje ndotje shume madhe , Shqiperia ka det por nuk ja di vleren dhe kete duhet ta rregulloje vetem nje ndalim I Ndotjes ne keto zona te adriatikut…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?