Politikë
Top 24

'Lahet' Kryeministria, pastrohet nga boja e opozitës (FOTO)

15 Prill 2019, 16:26| Përditesimi: 15 Prill 2019, 16:34

  • Share

Dy ditë pas protestës së opozitës, Kryeministria është rikthyer në gjendjen e mëparshme pas pastrimit, që u bë me shumë vështirësi për shkak të bojës dhe zgjati prej ditës së djeshme. 

Punonjësit e Shërbimit të Pastrimit dhe Dezinfektimit kanë pastruar bojën që protestuesit e opozitës hodhën drejt mureve. Pasditen e së shtunës në protestën e tretë që opozita zhvilloi para Kryeministrisë, militantët sulmuan godinën me bojë dhe sende të tjera.

“Ata prish e ne ndreq,  ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito” ishte një nga reagimet e kryeministrit Edi  Rama, referuar protestave të opozitës, që janë shoqëruar edhe më dëmtimin e mureve dhe fasadave të disa institucioneve.

Komento

Komente

  • Erik: 15/04/2019 16:39

    Faturen e sherbimit dergojani direkt PD-se ne zyre per pagese. Kur kane 1 milion Euro per nje foto te Lulit me Trumpin, do kene nja 2 mije Euro per pastrimin e fasades se kryeministrise.

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 15/04/2019 18:24

      Shume te drejte ke Erik. Deri sa kane lene te paguajne robte per protesta atehere kane leke te paguajne per demin dhe duhet te paguajne per prishjen e pasurise se popullit.

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?