Programacion

E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
E Mërkurë
26
Janar
E Enjte
27
Janar
E Premte
28
Janar
E Shtunë
29
Janar

Miroslav Lajçak

Kosova & Rajoni

Lajçak: BE mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor nëse s'përshpejtohet procesi i zgjerimit, rajoni i rrezikuar nga forcat autoritare joliberale

27 Nëntor 2021, 16:55| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 17:09

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, thotë se nuk ka alternativë tjetër për Ballkanit Perëndimor përveç integrimit. Ai shprehu shqetësimin se Evropa mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor nëse nuk përshpejtohet procesi i zgjerimit.

"Alternativa e vetme është anëtarësimi i plotë i këtyre vendeve në BE", - tha Lajçak sot në Forumin e Integrimit Ballkanik që po mbahet në Podgoricë.

Bashkimi Europian, shtoi ai, duhet të jetë i sigurt që anëtarët e rinj të mos sjellin probleme shtesë në bllok.

“Ajo që kam frikë është se mund ta humbasim Ballkanin Perëndimor, i cili është i përkushtuar ndaj vlerave tona", tha Lajçak duke shtuar se në mungesë të alternativave, në vend që të krijohen shtete ligjore, media të pavarura, shoqëri civile dhe gjyqësorë të depolitizuar, ekziston rreziku i forcimit të tendencave autoritare joliberale.

Një Ballkan i tillë, paralajmëron Lajçak, do të ishte një instrument ndryshimi për interesat strategjike të lojtarëve të tjerë.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Ne duhet të shohim gjërat në mënyrë reale dhe sa sinjale të forta pozitive po i dërgon rajoni Bashkimit Europian”, tha Miroslav Lajçak në Forumin e Integrimit Ballkanik në Podgoricë. 

M.Ç/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?