Lajçak vlerëson Ramën: Luan rol aktiv dhe konstruktiv për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës! Scholz: Të shtensionohet situata në veri

28 Qershor 2023, 16:01| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 22:51

  • Share

I dërguari i Bashkimit Europian për Ballkanin Miroslav Lajçak ka theksuar sot se propozimi i Kryeministrit Rama për konferencë ndërkombëtare për veriun e Kosovës i është paraqitur liderëve të BE. Rolin e Ramës për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, Lajçak e vlerëson si konstruktiv.  Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë të mërkurën në mbrëmje se pret që gjendja në veriun e Kosovës të shtensionohet, të mbahen zgjedhjet në komunat me shumicë serbe dhe të zbatohen marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimin e Kryeministrit Rama për një konferencë ndërkombëtare që do të mbyllte Kurtin dhe Vuçiç deri në gjetjen e zgjidhjes urgjente të krizës në veri të Kosovës, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak e cilëson si një kontribut serioz të një lideri autoritar.

“Është nismë e Edi Ramës. Më duhet të them se ai luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren. Sigurisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritar për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje. Ky është propozimi me të cilin ai erdhi.”- tha ai.

Lajçak gjithashtu vlerësoi edhe draft -propozimin e Ramës për Asociacionin duke thënë se është shumë serioz.

“Është një dokument shumë serioz dhe i mirë. E kemi analizuar dhe mendoj se është një dokument cilësor.”- tha ai.

I dërguari i BE thotë ase zgjedhjet në katër komunat veriore duhet të mbahen në muajt në vijim. Duke u ndalur në takimet e fundit të përfaqësuesve të lartë të BE me Kurtin e Vuçiç, ai thotë se drejtuesit e Kosovës e Serbisë e kanë kuptuar se sa e rëndë është situata, dhe kjo sipas tij, është gjëja pozitive e takimeve të fundit.

Në një vizitë dyditore në Bruksel me liderët e BE dhe në Hagë me shefat e NATO, Kryeministri Rama e bëri të qartë qëndrimin e Shqipërisë se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i imponohet Kosovës dhe Serbisë dhe ‘një donbass i dytë’ në zemër të Evropës nuk duhet lejuar në mënyrë kategorike.

Ora 22:49
Scholz kërkon shtensionim të situatës në veri të Kosovës dhe zgjedhje të parakohshme

1687434485_olafscholz.JPG

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë të mërkurën në mbrëmje se pret që gjendja në veriun e Kosovës të shtensionohet, të mbahen zgjedhjet në komunat me shumicë serbe dhe të zbatohen marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kancelari Scholz i bëri komentet gjatë një konference për media me Kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Berlin, ku po ashtu inkurajoi faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese për t’ia hapur rrugën vendit drejt integrimit më të shpejtë në BE.

Ora 19:12
Eurodeputeti gjerman ‘kryqëzon’ Lajçakun për Kosovën: Po mbani anën e agresorit!

1687972429_90001687956387xlajcakpng114.png

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka kritikuar ashpër qasjen e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë një diskutimi në Bruksel, ai tha se emisari i Brukselit po mban më shumë krahun e agresorit, konkretisht Serbisë, sesa Kosovës, që sipas tij është një vend që ka bërë progres dhe që politika është 100% me BE-në.

“E kam përcjellë aktivitetin tënd që nga koha kur e keni marr funksionin… Unë ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në relacionin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. A e ndjeni besimin e serbëve dhe të kosovarëve.

Ajo që nuk e di,  Lajçak, është reagimi juaj ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij. A nuk duhej ta kritikonit publikisht edhe Vuçiçin? A nuk duhej që BE-ja të ndalonte apo të kërcënonte se do të pakësonte ndihmën financiare?

A nuk duhet t’i drejtoheni nacionalizmit serb që është shkaku kryesor i pasigurisë dhe frikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor?. Kosova është e hapur për një zgjidhje të balancuar me Serbinë, por po kërkon ndërmjetës të ndershëm që nuk e ‘zbusin’ presidentin serb”, tha ai.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 28/06/2023 21:55

    kam frike mos kopjojne bashen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?