Kosova & Rajoni

Lajçak: Marrëveshja për njohje reciproke e arritshme brenda pak muajsh, gjithmonë nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi

12 Prill 2021, 15:41| Përditesimi: 12 Prill 2021, 15:45

  • Share

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se marrëveshja është “teknikisht e realizueshme brenda disa muajsh, nëse të dy palët e duan atë dhe kanë vullnetin politik”  ndërsa theksoi që anëtarët e BE-së presin që dialogu të vazhdojë pa vonesë.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Lajçak theksoi se drejtuesit në Prishtinë dhe Beograd duhet të “investojnë përpjekje dhe kapital politik, të kenë vullnet dhe guxim politik, si dhe një mandat nga populli, që do të thotë besim, mbështetje dhe mirëkuptim për popujt e tyre për çështje për të cilat negociojnë vendimet e vështira që pritet të vijnë”.

Shtetet anëtare të BE-së presin vazhdim të menjëhershëm dhe përparim të shpejtë të dialogut drejt marrëveshjes, “me të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani që të respektohen dhe zbatohen”, tha Lajçak, duke theksuar se marrëveshja “duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Ndërkohë që theksoi sërish se qëllimi i BE është ndërmjetësimi i këtij dialogu të karakterizuar nga vështirësi të shumta.

“BE-ja është një ndërmjetës në dialogun Beograd-Prishtinë për një arsye të thjeshtë, dhe kjo është për të siguruar që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në rrugët e tyre drejt Evropës, por çështjet në diskutim, shpejtësia dhe përparimi varen nga vullneti i të dyja palëve garanton që gjithçka për të cilën do të bihet dakord do të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, vlerat dhe normat e BE-së, ndërsa në të njëjtën kohë është e vërtetë që vendet anëtare të BE-së presin që dialogu të vazhdojë pa vonesë dhe që të dy palët të bëjnë përparim të shpejtë në negociatat mbi një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Në të njëjtën kohë, të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të respektohen dhe zbatohen”, tha ai.

Lajçak deklaroi se ai beson se arritja e tij kryesore gjatë vitit në cilësinë e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale është se dialogu rinisi në korrik të vitit 2020, pas një pauze prej 20 muajsh.

“Nuk ishte një detyrë e lehtë” tha ai, “patëm sukses në vendosjen e një kornize të qartë për procesin, e cila është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Ora 16:00
Kosovë, qeveria Kurti paralajmëron kthimin e reciprocitetit me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rikthim të reciprocitetit me Serbinë dhe shtetet tjera që veprojnë si jo të paanshëm me Kosovën.  Çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh, ishte zotuar për kthimin e reciprocitet me Serbinë, Kryeministri Albin Kurti, dy ditë para se të fitonte zgjedhjet e 14 shkurtit. E 21 ditë pasi e ka marrë për herë të dytë në drejtim ekzekutimin, Qeveria e Albin Kurtit paralajmëron serish se së shpejti do t’i kthejë në fuqi masat e reciprocitetit me shtetin serb.

Kështu është shprehur Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, në një deklaratë për mediat vendase.

“Reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera”.

Por shton se masat e tilla nuk do të vlejnë vetëm për Serbinë, por edhe për secilin shtet që vepron njëanshëm më Kosovën.

“Është obligim i qeverisë dhe kryeministrit Kurtit që të mbrojë qytetarët e republikës dhe interesat e shtetit të Kosovës. Andaj edhe do të ketë masa reciprocitetit me secilin shtet, duke përfshirë edhe Serbinë, në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme të cilat shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara”, tha Kryeziu.

Heqja e masave të reciprocitetit me Serbinë ishte bërë nga Qeveria Hoti, si një nga vendimet e saj të para të qeverisjes disa mujore të koalicionit qeverisës LDK-AAK e NISMA, mandati i të cilës u ndërpre nga Gjykata Kushtetuese, dhjetorin e vitit të shkuar, për të pasuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?