Miroslav Lajčák

Lajçak në Kosovë, do të diskutojë për Dialogun Kosovë-Serbi dhe Asociacionin e Komunave Serbe

13 Tetor 2020, 10:54| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 10:58

  • Share

I dërguari special i Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, qëndron sot në Kosovë. Pas Kosovës Lajçak do të vizitojë edhe Serbinë ku edhe do të diskutohet për "zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe", çështje e cila ka shkaktuar ngecje në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Pasi qeveria e Kosovës refuzon të diskutojë në lidhje me të, por Serbia insiston në të kundërtën.

Formimi i Asociacionit është vendosur me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Të hënën në Luksemburg, Lajçak raportoi ndaj ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Pas këtij takimi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një proces kompleks, por shprehu bindjen se arritja e një marrëveshjeje finale është çështje muajsh, e jo vitesh.

Komento

Komente

  • Arbëri: 13/10/2020 11:31

    Ky proserbi do shkel edhe kushtetuten e Republikes sē Kosovës bashk me shqipfolësit për ta ndar Kosovën!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?