Bajram Begaj dhe Miroslav Lajçak

Lajçak takon Begajn: Vlerësoj qëndrimet e presidentit shqiptar për dialogun Kosovë-Serbi

22 Shtator 2023, 07:40| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 07:43

  • Share

SHBA- Presidenti i Kosovës, Bajram Begaj, i cili ndodhet në SHBA, ka zhvilluar një takim me Miroslav Lajçak. Ka qenë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, që ka ndarë foton ndërsa shkruan se ishte kënaqësi të takohej me Begajn.

Në fokus të diskutimit mes tyre ka qenë rajoni, por më e rëndësishmja situata mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak shkruan se i vlerëson qëndrimet e Begajt për vazhdimin e dialogut me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

“Jam shumë i kënaqur që takohem me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Vlerësoj qëndrimet e tij për rajonin, Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë në integrimin e rajonit. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak në platfortmën X.

Begaj ka zhvilluar një sërë takimesh në SHBA, mes tyre edhe me presidentin Joe Biden, si edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Një ditë më parë (21 shtator), Begaj mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, ku theksin e fjalës së tij e vendosi në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?