Ballkani ka qenë tema e diskutimit në takimin e së martës mes të Dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Ky takim i të Dërguarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë është zhvilluar në Zvicër, para fillimit të punimeve në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.
“Është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak në platformën X.
Top-diplomati sllovak theksoi se “është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”.
Kicked off my week in Davos ????????with @StateEUR Jim O’Brien. Important to have this conversation about the Balkans right at the beginning of the year. We want to see the region moving forward for the benefit of their citizens. Good to reconfirm that we are fully on the same page. pic.twitter.com/9Rz9vFL4WT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 16, 2024