Donald Trump

Opinion

Lajla Përnaska: Fondet e huaja dhe pala shqiptare

6 Shkurt, 13:54| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:01

  • Share

Ndërprerja e fondeve nga administrata e Presidentit Trump për vendet e ndryshme të botës, ka hapur një debat të gjërë edhe në Shqipëri. Si pjesë e paneleve më të fundit, kemi cikur disa problematika të shrytëzimit të këtyre fondeve nga shoqëria civile.

Por efektiviteti i programeve të donatorëve në Shqipëri, duke përfshirë USAID-in, është në një shkallë shumë më të gjerë dhe mbetet subjekt i vlerësimeve dhe i kritikave. Nga njëra anë, këto programe kanë bërë hapa konkretë në mbështetjen e zhvillimit të Shqipërisë, por nga ana tjetër, sfidat mbeten në shfrytëzimin e plotë të fondeve për një zhvillim të qëndrueshëm.

Fokusi kryesor i mbështetjes së tyre ka qenë për reformat intitucionale, ngritja e kapaciteteve teknike në sektorë të ndryshëm, forcimi i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit.

Çështja nëse institucionet shqiptare kanë qenë në gjendje të përdorin efektivisht fondet e donatorëve, përfshirë ato të USAID-it, është e lidhur ngushtë me efikasitetitn e qeverisjes, praktikave të karrierës publike dhe meritokracisë kundrejt militantizmit, favorizimit politik dhe nepotizmit. Ka një dakortësi se është bërë një progres në zhvillimin e sistemeve më transparente dhe të përgjegjshme, por shqetësimi kryesor mbetet se si ndikohet shpërndarja e fondeve dhe funksionimi i administratës publike nga faktorë të tillë si patronazhi politik, militantizmi dhe korrupsioni.

Që nga viti 1997, rotacioni politik edhe pse në kushtet e një krize të thellë politike, u pasua me fshirjen nga administrate publike te profesionistëve që ishin trainuar me fonde të donatorëve të parë të rëndësishëm në Shqipëri, (Programi Phare i BE, OBSH, USAID, UNDP,UNICEF, etj). Edhe pse në qeverisjen Nano u fut termi “meritokraci”, kjo mbeti më shumë një slogan se sa kriteri bazë i karrierës administrative. Edhe rotacioni politik i vitit 2005, nuk solli një çlirim nga fenomeni i militantizmit dhe nepotizmit në administraten publike.

Fenomeni duket akoma me i agravuar pas rotacionit të vitit 2013, ku veçanërisht një zvarritje e gjatë qeverisëse, ka thelluar hendekun midis karrires me CV dhe influencës partiake në administratën publike. Edhe pse jemi në vitin 2025, sidomos për të rinjtë, është e qartë që duhet të jesh patronazhist për t’u futur në administratën publike, madje mund të bëhesh dhe deputet me listën e mbyllur, pa bërë asnjë garë dhe pa pasur asnjë votë, por thjesht nëse “të ka xhan” kryetari i Partisë.

Kjo ka deformuar përfaqësimin dhe konkurimin me kapacitete dhe vlera. Dhe kjo është dhe një nga arësyet kryesore që i shtyn të rinjtë të largohen nga vendi, pasi nuk pranojnë partishmërinë, por kërkojnë të investojnë për një karrierë mirëfilli profesionale.

Ka disa sfida në Institucionet qeverisëse shqiptare:

1- Militantizmi dhe Patronazhi Politik, mbetet një nga sfidat kryesore të administratës publike. Pozicionet brenda agjencive dhe institucioneve qeveritare, duke përfshirë ato përgjegjëse për menaxhimin e fondeve të donatorëve, janë plotësuar shpesh në bazë të besnikërisë apo lidhjeve politike dhe jo në bazë të meritave. Kjo ndikon në ulje të efikasitetit, llogaridhënijes dhe në keqmenaxhim të fondeve e projekteve në sektorë të ndryshëm.

Skandali i korrupsionit i kapur nga monitorimi i fondeve te BE-se në sektorin e Bujqësisë, apo abuzimet me koordinimin e këtyre fondeve nga autoritete qeveritare, janë tregues pikërisht të këtyre defiçeiencave dhe tendencave të abuzimit me fondet.

2- Sfidat e Meritokracisë: Megjithë deklaratat politike. apo disa përpjekje për të futur punësimin e bazuar në merita në administratën publike, në praktikë, faktorët politikë luajnë rolin kryesor në caktimin e vendeve të punës. Programet e financuara nga donatorët shpesh mbështeten në ekipet kompetente lokale për të trajtuar projekte komplekse, dhe kur këto ekipe emërohen në bazë të preferencave politike dhe jo në bazë të meritave, ekziston rreziku i keqmenaxhimit të burimeve.

3- Perceptimi publik: Sondazhet dhe opinioni publik shpesh theksojnë se qytetarët e perceptojnë administratën publike të ndikuar nga favorizimi politik, i cili minon besimin në institucionet qeveritare. Kjo, nga ana tjetër, mund të ndikojë në aftësinë e Shqipërisë për të përfituar plotësisht nga fondet e huaja, pasi partnerët lokalë mund të jenë më të prirur të ndjekin linjat e partisë sesa të ndjekin rezultatet më të mira për vendin.

4- Partneritetet me Shoqërinë Civile: Donatorët kanë punuar gjithashtu me OJQ-të lokale dhe shoqërinë civile për të promovuar një qeveri më transparente dhe më të përgjegjshme. Megjithatë, kur vetë administrata publike është ende subjekt i manipulimit politik, ndikimi është i cunguar. Dhe vetë shoqëria civile shpesh është e ndikuar politikisht, gjë që cënon rolin e saj, si oponecë e qeverisë. Por ky sektor kërkon një analizë më vete.

Që Shqipëria të përfitojë plotësisht nga fondet e donatorëve, duhet një qeverisje e përgjegjshme dhe me vizion e vullnet të qartë politik për reforma që nxisin meritokracinë, profesionalizmin dhe një shërbim civil të depolitizuar, në luftë me çdo praktikë korruptive. Vetëm atëherë vendi mund të menaxhojë më mirë fondet e donatorëve dhe të zbatojë programe që çojnë në zhvillim të qëndrueshëm.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jevgjit Jeton Flutra Fadil Gjoleka: 06/02/2025 14:35

    Foli dhe demokratja e madhe e pd Lejla Pērnaska e bija e krye komonistit e motra Ilir Pērnaskēs den babaden komonista flliqsira. O e mjera Shqipēri me Lejlara Lara, Lara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?