Lajla Përnaska

Lajla Përnaska mesazh falenderues për të gjithë bluzëbardhët: Kjo është koha juaj, po bëni historinë sot!

18 Prill 2020, 21:15| Përditesimi: 18 Prill 2020, 21:24

  • Share

Ish-deputetja e PD-së Lajla Përnaska u ka kushtuar një mesazh shumë kuptimplotë të gjithë mantelbardhëve që janë në front të luftës së koronavirusit që ka pushtuar të gjithë botën.

Ajo i drejtohet me fjalët heronj, aktorë të skenës aktuale, bashkëstudentë, ish-kolegë e miq të saj.

Përnaska ka treguar mes rreshtave se me punën që po bëjnë i kanë mbyllur gojën të gjithë personave që janë shprehur në mënyrë të keqe ndaj tyre, duke ulur punën, mundin dhe sakrificën në këto dtë shumë të vështira.

Përnaska ka theksuar se ata tani janë në qendër të situatës dhe do të jenë edhe pasi të mbarojë kjo luftë kundër COVID-19.

Postimi i plotë:

Situata e pandemisë së Covid19 që po përjeton mbarë njerëzimi, ka vënë çdo shtet e individ bashkë para një sfide, si kurrë më parë.Tashmë gjithkush flet për bluzëbardhët, keni dalë në pah, ju njohin të gjithë, nuk jeni as “në hije”, as “të sulmuar”si herë-herë.

Ju jeni aktorët e skenës aktuale, madje heronj ju quajnë tashmë me krenari.Të gjithë ju mbështesin, sytë tek ju i kanë dhe tek e gjithë armata e personelit shëndetësor që është në vijën e parë të kësaj beteje.Por unë ju njoh nga afër, jeni bashkëstudentë, ish-kolegë, miq të mi dhe ju vlerësoj, ju jam mirënjohëse për gjithcka ju bëni në mbrojtje të jetës.

Por jo vetëm sot. E keni bërë vazhdimisht, duke u lodhur në heshtje e pa zhurmë, që kur keni zgjedhur këtë profesion.Sot është pikërisht koha juaj miqtë e mi. Koha e gjenerateve të mjekëve të mirëkualifikuar, që jetën e tyre profesionale, ia kanë dedikuar profesionit, shkencës, shërbimit klinik. S’e hoqët për asnjë sekondë bluzën e bardhë, duke investuar nonstop, për t’í dhënë asaj peshën dhe emrin, që tashmë të gjithë po ia japin : mbrojtës të jetës, misionarë të shëndetit.

Kjo është koha juaj miqtë e mi. Kohë që ju shfaqi edhe në ekranet tona, duke eklipsuar modelin e deformuar të ngritur në vite të : analisto- opinionistëve “gjithologë”, apo multispecialistëve pa diplomë. Eshtë koha juaj miqtë e mi, edhe nëse në ndonjë panel TV, moderatorë qokaxhinj, ju kanë vënë përballë “megafonë politikë”, që dalin lehtazi bllof para jush.

U rrotullua skena e u spostuan njëherazi edhe “Vip- at” mediatikë (shoëbiz a blogere) dhe dolët ju miqtë e mi, që ndonëse s’i konkuroni “zanatet” e tjera në të ardhura, jeni absolut në Profesionalizëm. Dhe kjo sfidë ka domosdoshmërinë e profesionalizmit tuaj.Janë njohuritë dhe ekspertiza juaj, faktorë kyç në mirëmenaxhimin e kësaj situate.

Është koha juaj miqtë e mi, ju keni plot mbështetjeje, që ju gjeneron energji pozitive në këtë ngarkesë, që ju po mbani mbi supet tuaja njerëzore.

Është koha juaj miqtë e mi bluzëbardhë dhe kontributin e sakrificën tuaj nuk mund ta shumtojë asgjë e askush edhe pasi të mbyllet ky kapitull emergjence globale, mbi të cilën jam e sigurtë që njerëzimi do triumfojë.

Ju po bëni historinë sot, duke kontribuar në një faqe sa të vështirë e të nderuar të saj.Zoti ju bekoftë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?