Lajla Pernaska në “Rreze Dielli” tregon pse u tërhoq nga politika dhe çfarë do t’a rikthente një ditë?!

14 Tetor 2022, 11:55| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 12:00

  • Share

Znj.Lalja Përnaska, politikane dhe aktiviste ishte e ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Ajo është zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë në dy legjislatura (2005-2013). E intervistuar nga moderatorja Androniki Kolka për angazhimin e saj politik dhe si e sheh politikën në Shqipëri, znj. Përnaska u shpreh shumë e zhgënjyer nga klasa politike në vend.  

Kam dashur shumë që ky vend të zhvillohet, kam besuar në zhvillimet e Shqipërisë. Dhe jam e sigurtë se nëse do të kishim pasur një klas politike më të përgjegjshme dhe politikanë që e duan vendin, ne do të ishim sot në Europë dhe do kishim një realitet krej tjetër. Në gjykimin tim barra më e madhe i takon politikanëve dhe shtetarve të këti vendi.Politikën e kam zgjedhur si profesion, nuk e pranoj atë variantin më ftuan, më morën më thirrën s’ka lidhje fare me mua. Kam investuar maksimalisht dhe jam përpjekur të jap më të mirën time. Kam fituar besimin e votuesve, qytetarëve të Tiranës, që më kanë votuar dy herë. Unë mandatatet e mija i kam të fituara, nuk i kam as të dhuruara sa të blera se sot mandatet blihen fatkeqësisht, ka një blerje të turpshme të mandateve që kur listat u mbyllën dhe luhet me pazare, brenda listave. Kështu që ai terren politikë ku kam investuar më ka dhënë aq hapsirë sa që unë mund të bëja që sa kam mundur të bëj” tha ajo.

Ndërsa u shpreh se edhe pse tashmë është tërhequr nga politika, mund të rikthehet sërish për të dhënë kontributin e saj. Po ashtu nuk mungoi edhe një koment i saj për partinë me të cilën u angazhua gjatë mandatit si deputete.

Nuk e quaj të mbyllur misionin tim politikë sepse nuk kam përmbushur ato objektiva që unë pres nga vetja ose nga një politikan në realitetin shqiptarë. Por partia demokratike u bë përjashtuese, Dhe u bë një forcë politike që i mbylli hapësirat në përgjithësi për intelektualët, u hoq fare gara, u zhduk investimi filluan pazaret. Dhe gjendja që është sot PD e tregon qartë që është larg të qënit në ato standarte të një vendi që pretendon të integrohet në BE" u shpreh znj.Pernaska. 

 

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDARI BULES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 14/10/2022 12:20

    Öejla përnaska bij e komonistit të tërbuar kriminel. E kjo na del e na tregon zhgënjimin mbasi e pa që Shqiptarët se votonin e hiku me bishtin ndër shal. Pty rac pise.

    Përgjigju
    • den: 14/10/2022 16:10

      Qekur je bere antikonunist i terbuar ti shoku kepi,sikur ke qene simpatizant i socialisteve Me mire nje socialist ose komunist me bindje se sa nje kameleon qe i ndrron bindjet atje ku i mbushin çanakun qe i gjen me kv ne pd me ne krye non graten

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?