Skandali/ Ishte në kërkim, por rrinte te hoteli i tij në qendër të Kukësit, ish-kreu i Këshillit të Qarkut i nxjerr armën policisë kur shkoi ta arrestonte dhe ikën i lirë

12 Janar 2021, 13:11| Përditesimi: 12 Janar 2021, 15:58

  • Share

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur sot në Kukës. Ish-kreu i Këshillit Qarkut Kukës Abedin Oruçi pas një përljeshjeje i ka nxjerrë armën ounonjësve të policisisë. Ai ishte shpallur në kërkim dhe policia shkoi për ta arrestuar.  Oruçi ka nxjerrë armën të qëllojë, por polici ia hoqi nga dora. Oruçi ka arritur serish tu ikë nga duart policëve. 

Si mundet një personazh si tu shpëtojë një grupi policiësh në këtë mënyrë? Kjo është një ngjarje e rëndë e cila tregon qartë se policisë të pranishëm në aksion ose janë të shitur ose totalisht ta paaftë. 

Mësohet se policia tentoi ta ndalonte te hoteli i tij në qendër të Kukësit, Oruçin pasi në tetor të vitit të kaluar Prokuroria e Kukësit e ka shpallur ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", " Kanosja për shkak të detyrës" si dhe ndërtim pa leje.

Ndërkohë që para 2 muajve ka dalë urdhër ndalimi për 3 vepra penale por kur policet shkuan të ekzekutojne vendimin, nuk e kapën dot, pra ky urdhër ndalimi nuk është ekzekutuar (urdhri është ende në fuqi). Ndërkohë që një tjetër procedim tjetër penal është për armëmbajtje pa leje. Në këtë rast prokurori i kërkon gjykatës masë sigurie në mungesë arrest me burg, gjykata i cakton detyrim paraqitje për armëmbajtjen

Por në fuqi është urdhri i ndalimit, pra 2 muaj para. Policia sot vajti ta kape ne htotelin e tij dhe ai nxorri armën, ja hioqi polici nga dora ne moment te fundit

Abedin Oruci ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike ndërsa para zgjedhjeve ka qenë Kryetar i këshillit të qarkut Kukës. 

1610463336_1610461643ABEDINORUCI.jpg

Abedin Oruçi dhe lokali në pronësin e tij

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/01/2021 01:01

    Po me buke e pune I mbante dhe Eskobari patriotet e tij,bile shteti e lejoi te ndertonte <<burgun>> e tij,por ne fund dolen disa police te ndershem e te forte qe e lane te vdekur si derr qe ishte.Sa per policet ,ligjet e shtetin tone,le shume per te deshiruar.Per nje gje te qartesohemi,kur shteti te prangose me force dhe t'i lere ne burg te ashper miza kali si ky,atehere mund te shpresojme qe rradhen e kane peshqit e medhenj,por deri atehere durim!

    Përgjigju
  • Ed in Virusi: 12/01/2021 21:31

    Megjthse ka mare te gjitha bashkite Edvin Virusi, prap vazhdon te kercenoje kundeshtaret politik. Ky eshte sistemi KOMUNIST. Uroj qe qytetaret Kuksian te bashkohen dhe ta mbrojne z.Abedin Oruçi sepse eshte njeri bujar. Ka punsuar me qindra kuksian dhe mban familje me buk. Turp te keni qe mbroni banden policore te Gjicit dhe Rames.

    Përgjigju
    • Taulant: 13/01/2021 07:49

      Po ça thua mo shoku ka punesuar qindra kuksian, gjithe fisin e tij ka punesuar dhe per me teper ka ndertuar pa leje ne te dy anet e Autostrades pa hyre tek ura e Kukesit. Ky deri ne vitin 2019 ka qene Kryetar i Keshillit te Qarkut Kukes dhe Rama i bente temena' kur zhvillonte takime ne Kukes, por ky cdo 4 vjet e ka pas sport te kaloje ne prehrin e cdo partie qe i siguronte kandidimin per kryetar te qeverisjes lokale. Te shohesh horra te tille ne krye te institucioneve eshte nje fyerje e madhe e intelektit dhe cenim i dinjitetit per ata qytetare e votues te zones. Ka qene me PD-ne fillimisht, ne 2011-en mund te kete qene nder te paktet kryetare komunash qe ka fituar nen siglen e PS-se ne Kukes dhe me vone ka flirtuar me LSI, Bindja etj. Eshte nje nga ato vemjet qe me force vjedhin e blejne vota, zaptojne poste ne qeverisjet lokale te provincave dhe me pas e perdorin pushtetin per perfitime personale dhe shantazhe ndaj kompanive te mesme dhe te medha qe ushtrojne aktivitet ekonomik ne zonen e tyre. Burgun e ka pak.

  • Tobestrafkulla: 12/01/2021 19:02

    Do kishin ber figur me te bukur te mos shkonin fare. Ne 2021 , ti drejtoj policis pistolete, pastaj ti marri pistoleten policia dhe ky barkderri ti iki me vrap! Hahaha...me duket pjes e filmit "Shtigje lufte".

    Përgjigju
  • robi: 12/01/2021 19:00

    Bo bo shikoni cfare monstrash perfaqesojne pd ne. E hajde jepu vote ketyre horrave me patllake ne brez. E paska qehren si kryeperbindeshi i Shqiperise Sali Lushe Kundertanku.duget te jene kusherinj dhe me Muli horrin

    Përgjigju
  • Ka burra kuksi: 12/01/2021 17:53

    Po nuk eshte faji te policet.fajin e ka lojrat qe ben Gjici qe e ka ber policin e shtetit private qe marrin urdhera qa thot ai

    Përgjigju
  • Mashkullori: 12/01/2021 14:39

    Po si eshte e mundur qe vete policija ta arrestoje dhe ai t'i kercenoje me arme? Po si eshte e mundur qe edhe pse policija ka marre masa per arrestim dhe ai t'ju shpetoje? Per te dy keto arsye them se.ai eshte lene i lire me dashjen e gjithe asaj eskorte policesh,te cilet nuk e ben nje detyre kaq te thjeshte ndaj nje njeriu branda hotelit te tij.Keta police nuk duhet te qnerojne asnje ore ne kete detyrer,duhet te cvishen automatikisht dhe te gjene nje pune ku kane "aftesi" por jo te hane pare te popullit dhe te mos bejne detyren per te cilen paguhen...

    Përgjigju
    • Tirona 1920: 12/01/2021 17:48

      Aty plako policia ska byth me i ra derës e jo mo me i arrestu. Kan bo gjasme sikur kan dash me e kap se e kan mor vesh te gjith ku rri ky zotnia e mos me dal barrbona fare shkun ene i bon 1 vizit. Ky ene Usain Bolt tê ishte skish p@dh none me i ik policis

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?