Bota
Top 24

Itali/ Kapet anija me sasi rekord kanabisi dhe nafte, ekuipazhi nga Mali i Zi (Video)

9 Gusht 2018, 11:03| Përditesimi: 9 Gusht 2018, 22:15

  • Share

ITALI- Guardia di Financa ka ndaluar një anije, e cila kishte në bordin e saj më shumë se 20 ton hashash dhe rreth 400 mijë litra naftë. Vlera e drogës me çmimin e tregut mendohet të arrinte shifrën e 150-200 milionë eurove.

Në pranga kanë përfunduar njëmbëdhjetë qytetarë malazezë, të gjithë anëtarë të ekuipazhit.

Anija ishte nisur nga porti i Las Palmas që më 27 korrik dhe kishte deklaruar se po lundronte në ujërat ndërkombëtare për inspektim dhe kërkime.

Itinerari i anijes

Gjatë ndjekjes anija është vëzhguar me helikoptera dhe anije të tjera patrulla.

Tanimë anija gjendet e ankoruar në portin e Palermos, ku ka arritur që me datë 1 gusht.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?