Ka zgjatur vetëm 6 minuta takimi i kryeministrit Edi Rama me kryeministrin Albin Kurti, pas mbledhjes së dy kuvendeve në Prishtinë. Takimi u mbajt në ambientet e godinës së qeverisë së Kosovës. Nuk dihet kush ka qenë biseda mes dy kryeministrave e cila para kamerave u mbyll me një shtrëngim duarsh.
Gazetarja e Report Tv Esiona Konomi e cila po ndjek nga afër takimin e dy kuvendeve në Prishtinë, zbuloi dhe detaje nga ajo çfarë nuk është parë nga kamerat por nga brenda ambienteve të Kuvendit.
Kryeministri Rama në një moment iu drejtua kryeministrit Kurti përmes një letre e cila iu pëcoll këtij të fundit përmes një punonjësi të kuvendit. Në një moment Kurti refuzoi ta lexonte dhe e la mënjanë por më pas e hapi I bëri disa shenja kryeministrit Rama. Më pas Rama u largua dhe mungoi për 30 minuta dhe u kthye në kuvend.
Lajmi ne perditesim...