SHBA- Një sulm i armatosur ka ndodhur në Pitsburg, në shtetin e Pensilvanisë. BBC raporton se një burrë ka qëlluar me armë në hyrje të një sinagoge të besimtarëve hebre.
Nga sulmi me armë ka rreth 8 viktima. Autori i sulmit terrorist është vetëdorëzuar në polici.
Policia dhe autoritetet lokale iu kanë bërë thirrje banorëve, të evitojnë kalimin në këtë zonë.
Ora 20:00/ Identifikohet autori i sulmit në Pensilvani, 48-vjeçari shkroi në rrjetet sociale: Në dreq imazhi, do të futem!
Detaje të reja janë mësuar për autorin e sulmit në Pensilvani, ku mbetën 8 të vrarë. Mësohet se autori është Robert Bowers, 48 vjeç, ishte regjistruar në një rrjet social të quajtur Gab, dhe në llogarinë e tij, kishte publikuar disa herë statuse, kundër HIAS, një shoqatë e cila sjell hebrenj në SHBA.
“HIAS vazhdon të sjellë pushtues që vrasin njerëzit tanë. S’mund të rri duarkryq e të shoh se si masakrohet populli im. Në dreq imazhi juaj! Do të futem!”, kishte shkruar ai pak minuta para sulmit.
Autori i sulmit në SHBA dhe postimi i tij në rrjetet sociale
Komente
