Shemben Teatri Kombëtar dhe Eksperimental, momenti kur futet policia dhe rrafshimi i godinave me fadroma

17 Maj 2020, 06:16| Përditesimi: 17 Maj 2020, 18:58

  • Share

TIRANE-Pas tri vitesh përplasje Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të kësaj së diele. Rreth orës 04:30, një mijë forca policie rrethuan godinën e zbrazën për t'iu lënë më pas vendin fadromave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që nisën rrafshimin e të dyja godinave, atij Eksperimental dhe Kombëtar, ligjërisht një kompleks. Grupi i artistëve të Teatrit Kombëtar së bashku me disa politikanë u shoqëruan për disa orë në komisariat, por më pas u liruan të gjithë së bashku me Monika Kryemadhin.

Policia e Shtetit reagoi duke theksuar se më kërkesë të IMT mbështetën aksionin për shembjen e godinës për t'i hapur rrugë projektit të ri. "Me kërkesë nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t'i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij" deklaron Policia e Shtetit.

Ora 16:53
12 orë aksion! Përfundon shembja totale e Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental (PAMJET NGA LART)

Në orën 16:30 të pasdites së sotme fadromat janë larguar nga Teatri Kombëtar dhe Eksperimental pasi e shembën totalisht. Aksioni nisi në orën 04:30 të mëngjesit dhe përfundoi pas 12 orësh. Report Tv sjell pamjet me dron nga rrënojat e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental. Tashmë mbetet vetëm heqja e inerteve nga dy godinat që janë pjesë e një kompleksi për ta bërë gati për Teatrin e ri.

Ora 14:37
Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon për Teatrin: Për ligjshmërinë e veprimit vendos Gjykata Kushtetuese, por nuk ishte momenti duhur

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, duke deklaruar që në fillim që nuk është kompetencë e tyre për t'u shprehur për këtë çështje. Për këtë arsye Komiteti Helsinkut kapet me ide te tjera, pasi deklaron se thjesht ky nuk ishte momenti i duhur për një veprim të tillë, në një kohë kur vendi po përballet me krizën e koronavirusit.

Sakaq Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën thirrje që të shmanget tensionimi i situatës si dhe çdo akt dhune.

"Nuk është në misionin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) për tu shprehur nëse duhej shembur ose jo Teatri Kombëtar. Organet gjyqësore kompetente do të jenë ato që do të vlerësojnë bazueshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit dhe akteve administrative për shembjen e tij, ndërkohë aspekti i kushtetutshmërisë se legjislacionit lidhur me këtë çështje do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

KShH respekton legjitimitetin dhe autoritetin e këtyre organeve, edhe pse ato nuk patën mundësi të shpreheshin në kohë, për shkak të ekzekutimit me urgjencë të shembjes së kësaj godine. KShH vlerëson se, nuk ishte momenti i përshtatshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, duke marrë parasysh faktin se për shkak pandemisë globale Covid 19, në vendin tonë është vendosur gjendja e fatkeqsisë natyrore.

Kjo gjendje dikton nevojën që autoritetet të përqendrohen në zbatimin e akteve normative dhe parandalimin e virusit Covid 19. Gjithashtu kemi parasysh faktin se kjo gjendje, ka krijuar vështirësi të shumta sociale-ekonomike për biznesin dhe veçanërisht për grupet në nevojë të shoqërisë që përballen me varfërinë dhe papunësinë. KShH bën thirrje që të shmanget tensionimi i situatës si dhe çdo akt dhune."

Ora 11:45
Aleanca reagon për shembjen e Teatrit: Protesta kundër dhunës dhe arrogancës vazhdon

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paralajmëron se nuk do të dorëzohet edhe pse tashmë fadromat e rrafshuan. "Të gjithë për Teatrin, Teatri për të gjithë! Sot, në orët e para të mëngjesit kulmoi krimi institucional në mes të Tiranës, pas një kalvari shkeljesh ligjore dhe kushtetuese. Qindra forca policore u futën dhunshëm në hapësirat e Teatrit Kombëtar për të larguar qytetarët që kanë qëndruar 27 muaj në mbrojtje të këtij kompleksi ndërtimor pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe evropiane. Me armë zjarri automatike, me sprej piperi dhe me gaz lotsjellës policia ka ndërhyrë duke dhunuar e arrestuar shumë prej protestuesëve.

Kërkojmë njëzëri lirimin e të gjithë qytetarëve të arrestuar. Njëkohësisht i kujtojmë publikut të gjerë se kompleksi i Teatrit Kombëtar është dokumentuar në çdo centimetër në dosjen e dorëzuar pranë organizatës "Europa Nostra" që e ka shpallur muajin e kaluar Teatrin Kombëtar si vlerë e përbashkët evropiane. Në këto raste qytetarët ngrihen në këmbë e bashkohen aty ku vazhdon qëndresa, aty ku do ndërtojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës: te Teatri. Protesta e qytetarëve kundër dhunës dhe arrogancës vazhdon" .

Ora 11:28
Me çfarë ishte ndërtuar dhe çfarë ka mbetur pas prishjes së Teatrit-FOTOT

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Përmes fotove ju tregojmë me çfarë ishte ndërtuar nga italianët shumë vite më parë dhe cfarë ka mbetur nga godina. Instituti i Monumenteve të Kulturës në vitin 2007, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e përjashtoi Teatrin Kombëtar si godine pa status të veçantë.

Ora 09:42
VIDEO nga LART! Teatri Kombëtar i gjithë në tokë

Report Tv sjell pamje të tjera minutë pas minute nga aksioni për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar që është rrafshuar.

Ora 09:23
Report TV sjell pamje me dron nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. Shembja e tyre ka nisur që në orët e para të mëngjesit pavarësisht kundërshtimit të artistëve, qytetarët dhe opozitës.

Prishja nga fadromat e IMT vijon edhe në këto momente, ndër amë herët u larguan të gjitha rekuizimet dhe gardëroba e teatrit për t'iu dorëzuar ArtTurbinës.

 

Ora 09:06
Pamje të reja! Vijon rrafshimi i Teatrit Eksperimental dhe Kombëtar (VIDEO)

Fadromat e IMT-së vijojnë prej orës 04:30 shembjen e Teatrit Eksperimental dhe Kombëtar, që ligjërisht janë një kompleks.

Ora 08:45
Jashtë rrethimit tension! Fadromat vijojnë me rrafshimin e Teatrit Kombëtar (VIDEO)

Jashtë rrethimit të Teatrit Kombëtar vijojnë tensionet dhe shtyrjet mes policisë dhe aktivistëve, ndërsa fadromat thuajse kanë rrafshuar të gjithë godinën.

Ora 08:38
Ora 04:30 e mëngjesit! Momenti i parë kur policia zbarkoi dhe rrethoi Teatrin Kombëtar (VIDEO)

Report Tv sjell momentin e parë në orën 04:30 kur policia zbarkoi duke rrethuar Teatrin Kombëtar për të larguar artistët dhe më pas nisur shembjen e godinës.

Ora 08:01
Vijon shembja e Teatrit Kombëtar, artistë e aktivistë e shohin nga larg (VIDEO)

IMT dhe policia bashkiake kanë vijuar me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, proces që ka nisur që në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm. Pas boshatisjes nga gardëroba dhe rekuizitat të godinës, fadromat po vijojnë me prishjen e pjesës tjetër të mbetur të teatrit. Fillimisht u ndërhy në pjesën hyrëse të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv shihet puna e fadromave për prishjen e godinës së mbetur të teatrit, ndërsa artistë dhe aktivistë që ishin kundër shembjes së saj, janë vendosur në kryqëzimin e pedonales duke parë nga larg këtë proces. Në vendngjarje ka prani të madhe të forcave të policisë të cilët rujanë perimetrin e godinës së teatrit për të mos lejuar që të futet askush.

Ora 07:35
Shembet Teatri, Report TV siguron videon e nxjerrjes së gardërobës dhe rekuizitat nga godina! Dorëzohen tek ArtTurbina

Me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit, policia ka bërë edhe zbrazjen e sallave duke nxjerrë jashtë karriget, sistemin e ndriçimit, pajisjet elektronike dhe video e audio, gardërobën dhe çdo objekt tjetër që ndodhej brenda saj.

Në një video të siguruar në mënyrë ekskluzive nga Report TV, duken punëtorët, të cilën po nxjerrin e rekuizitave dhe gardërobës duke i sistemuar ato për t'ia dorëzuar Institucionit të Teatrit tek ArtTurbina.

Ata janë vendosur në hapësirën e jashtme të godinës së Teatrit Kombëtar duke u sistemuar dhe më pas të transportohen dhe të merren të dorëzim nga Institucioni i Teatrit ArtTurbina.

Megjithëse në video duket se të gjitha objektet në brendësi të teatrit janë nxjerrë jashtë dhe të sistemuara, më herët Monika Kryemadhi tha se Henri Culi ka firmosur një procesverbal që aty brenda s’ka asgjë, duke lejuar prishjen e godinës.  

"Në dijeninë time, më thonë që drejtori i Teatrit ka firmosur një procesverbal që aty brenda s’ka asgjë. Nëse e ka bërë këtë gjë, nuk ka kazino Hervin Culi që të shpëtojë dhe nuk ka audit të të shpëtojë për këtë gjë, nëse ti e ke firmosur. Sepse nëse të kërcënon Edi Rama me auditin e teatrit do ta paguash gjithë jetën tënde jo vetëm me auditin, por gjithë jetën tënde atë që ka bërë sot, atë që iu ka bërë kolegëve të tij. E njoh Hervin Culin e kam mik, por më vjen shumë keq që ka rënë kaq poshtë që të firmosë një gjë të tillë. Turp për të dhe turp për ata që e kanë lejuar të bëjnë këtë gjë", tha Kryemadhi nga Teatri Kombëtar.

Ora 07:25
REPORT TV sjell pamje të tjera si u shemb Teatri Kombëtar nga fadromat

Report Tv sjell pamje të tjera nga aksioni i shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të ditës së sotme.

Ora 06:56
Ekskluzive/ Pamjet e momentit kur policia ndërhyn në teatër dhe shoqëron mbi 20 persona

Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur forca të shumta policie ndërhynë në Teatrin Kombëtar në orët e para të ditës së sotme për të nxjerrë aktivistët dhe anëtarë grupit të artistëve që ndodheshin brenda duke bërë rezistencë. Tension, shtyrje dhe përplasje mes grupit të artistëve dhe policisë. Në fund mbi 20 aktivistë, artistë dhe përfaqësues politikë të opozitës janë shoqëruar. Neritan Licaj, aktori Robert Budina, arkitekti Astrit Seranaj dhe avokati Artan Manushaqe janë disa nga të shoqëruarit.

Ora 06:34
Momenti kur fadromat shembin Teatrin Kombëtar (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet e momentit të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ora 06:27
Robert Bundina, Neritan Liçaj dhe disa artistë të tjerë janë shoqëruar në komisariat

1589689672_policia.jpg
Disa nga grupi i artistëve që kanë bërë rezistencë janë shoqëruar në komisariat. Mes tyre janë Robert Budina, Neritan Liçaj dhe të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë forca të shumta policie, por edhe qytetarë. Të shoqëruarit janë shpërndarë në disa komisariate në Tiranë.

Ora 06:27
Shoqërohet në komisariat edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi (VIDEO)

Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shoqëruar për disa minuta nga policia pas rezistencës në momentin që ndërhyri policia. Të shoqëruarit janë shpërndarë në disa komisariate në Tiranë.

Komento

Komente

  • Zamira: 18/05/2020 01:23

    Ai teater i rezistoje dy termeteve 6 dhe 9 balle,,pse kerkoni ti ulni vlerat o katundare,,,ai donte pak dore rinovim sepse nuk ishte rinovuar qysh nga 1938,,,europa nostra ishte gati ta rinovonte....

    Përgjigju
  • Iris: 17/05/2020 23:37

    Teatri kombetar,per disa pjese e historise,per disa te tjere,vjetersire e kalbur qe duhej hequr,per disa mbante kujtime spektatori,per disa,kujtime artisti,disa e pane si zone fitimi parash,disa e pane si zone fitimi per kredo politike,disa enderuan futurizmin arkitektonik e artistik ne te,disa mbanin gjalle nostalgjine me te.Teatri u trajtua prej vitesh e dekadash tamam si njeri,e dashuruan ,e urrejten,e vizituan,e braktisen ,dhe tani funerali.A mund te kishte patur jete ndryshe?-Sigurisht.A mund te ishte trajtuar me mire per keto 70 vjet?-Po .A u abuzua me te nga te gjithe?-Po.Tani mbeten vetem kujtimet e tij si nje eko e larget ,pak keqardhje e nostalgji gjithashtu,por tani eshte momenti qe te shihet perpara dhe te sigurohet qe s'do kete abuzime,sidomos me territorin perreth.Shpresojme qe teatri I kukullave te mos kete te njejtin fat.Ne fund ju urojme artisteve pro e kunder prishjes se teatrit suksese ne teatrin e ri,politikes I urojme te nxjerre mesime nga ngjarja,kurse publikut I urojme ta shijoje teatrin e ri dhe nje mireseardhje te gjitheve ne kulturen modern te shek.xxI.

    Përgjigju
  • Rafi: 17/05/2020 17:55

    Mire ja benqe e shemben. Paska qene me materjale prej kashte. Shyqyr qe skazene njeri brenda.i riu do te jete gjigant.

    Përgjigju
  • Dora: 17/05/2020 17:54

    Jini bere per tju ardhur keq jetoj jashte Shqiperije po e jetoj shume keq kete prishje spaska pasur ky i ashtuquajtur kryeminister shpirt artisti Zoteri Gezoju te vjetres te te identifikoje e reja te bukuren qe do ndertosh ti sot do kete vlere pas100 vitesh po ajo qe ishe e vjeter ja humbe vleren fare Cojuni o njeres jini bere per tju ardhur keq ju mbyti virusi dhe diktatura

    Përgjigju
  • Toni: 17/05/2020 15:22

    Uaaa,as pluhur nuk u ngrit nga gërmadha gjysmë e kalbur e teatrit! Ta kuptojnë idiotët që e mbronin sa e rrezikshme dhe pa vlera ishte kjo bordello italiane!

    Përgjigju
  • Alb: 17/05/2020 13:13

    Ca koqesh ka ne kete vend bejn simpati per qeverin se prishi nje godin dhe dhunoj popullin vaj me det edhe sala te njejtat vlera kishte sdonte tia dinte se kish popull a jo i merrte vendimet si perandor vazhdoni ishalla zgjohet ndonje dit ky popull tiu marri para.

    Përgjigju
    • Edi: 17/05/2020 17:04

      O andrea te pelqen ste pelqen eshte populli jot nuk dhunohet keshtu qe percart flet ti.

    • Andrea: 17/05/2020 15:03

      Per cilin popull flet percart o Alb??? Ne endrren me te bukur duhet ti referohesh popullit. Ju jeni nje minorance e shpifur qe doni akoma tribalet dhe ata qe e kthyen Tironen mejhane dhe shurrtore

  • gazetar: 17/05/2020 11:42

    per te gjithe tutkunet qe shkruajne me poshte se populli duhet te zbatoje ligjet dhe se duhet te pranoje prishjen e teatrit, duhet te mesojne pavaresisht nga injoranca e tyre se ne demokraci eshte populli qe vendos dhe zgjedh perfqesuesit e tij per te bere ligje qe perfaqesojne njerezit. ne kete rast o te mjere cili popull e miratoi prishjen?

    Përgjigju
    • @gazetar: 17/05/2020 13:40

      Edhe ne diell merr ombrelle

    • Xdfg: 17/05/2020 12:55

      Te gjithe ata qe votuan PS o legen. Dhe qe jan shumica.

  • Me Me: 17/05/2020 11:37

    .. O ju njerëz të "famshëm" të instagramit, facebookut e më gjërë që aktroni sikur ju dhemb shpirti për një teatër që ndoshta nuk e shkelët kurrë. Po të mos ishte dakort populli, ai i vërteti them, jo 1000 policë po 10000 të ishin nuk kishte gjë që e ndalonte. Të paktën flisni në emrin tuaj, jo të popullit. Se nuk përfaqëson popullin disa atje që në kohë rekord u paguan për të bërë sikur po mbrojnë diçka, e për të derdhur lot krokodili. Arti buron nga shpirti i gjithsecilit artist! Dhe nuk e ndalon, dhe nuk e "bombardon" artin apo artistët shembja e diçkaje të vjetër ku minjtë hidhnin valle mbi kokat e spektatorëve të paktë dhe kur futeshe brenda nuk të ngjante me ndonjë teatër të vendeve europiane (mqs duam të anëtarësohemi edhe në BE) po ngjante me një tunel me disa drita! Jam shumë dakort për historinë e tij por çdo gjë ka kohëne saj! Dhe jam i sigurt se nqs ky teatër i ri do ndërtohet, ata që bënë ktë "luftën" imagjinare do i shohim me fëmijët duke postuar foto nëpër instagramëra dhe facebookëra me hashtage të bukura! Dhe diçka! Aleancat për mbrojtjen e diçkaje nuk bëjnë mbledhje në zyrat e partive nqs vërtetë siç thonin kta populli na mbështet e andej ktej! E respektoj dhe e dua artin! Por nuk dua politikë të tillë që mezi pret t'ndodhi një vdekje apo diçka tjetër për të politizuar gjithçka. Dhe shpresoj që të mos bëhemi si Italia me Covidin nga papërgjeshmëria e këtyre që po mbrojnë me demek popullin! Thjesht mbrojnë pazaret e tyre të thella, postet e tyre, vilat e tyre me nga 11 tualete e kushedi se çfarë tjetër dhe ka ardhur koha që unë, ti dhe ai tjetri bashkë me ne, të llogjikojmë me ftohtësi e me përgjegjshmëri se kush ka të drejtë e kush jo.

    Përgjigju
    • gazetar: 17/05/2020 13:17

      gjykim tipik shqiptar i tipit: cme duhet mua se ca bej une. ore zoteri ti je pyetur nese je dakort apo jo per kete gje? ketu eshte ceshtja se nese njerezit jane pyetur apo jo.ti reagon per nje vlere kulturore jo per karriget e politikes. nese vazhdohet me kete llogjike se cme duhet mua kur aty dalin politikane, edhe kur kauza mund te jete drejte, e njejta sjellje e situate ka per tu ricikluar edhe me ate politikane neser qe dalin ne shesh sot.

  • Adriatique: 17/05/2020 11:28

    Ta gezojme TEATRIN e Ri !!!!!!!!!! Pavaresisht nga pengesat ne po levizim me nje ritem te madhe drejt JETËS MODERNE.Ky eshte nje mesim per tu mesuar, i thjeshte dhe vendimtar.

    Përgjigju
    • @Dundi: 17/05/2020 18:34

      Ik o kokepalar, na dolen (partizanet modern) ne mbrotje te teatrit.

    • Dundi: 17/05/2020 18:02

      Ke paraardhes ti qe flet apo ke shtepine e femijes te rofshin floket fallco kur ske origjinalet

  • Boll aman: 17/05/2020 11:09

    Turp te diskutohet kjo godine ! Sa e preku pak fadroma u shkermoq. Ca vlere kulturore ka kjo ? Turp te diskutosh mbi ket godin

    Përgjigju
    • Astronomy: 17/05/2020 14:43

      Capitalism..... money kills culture.....e kuptoj dhimbjen e aktoreve po c’do gje do ndryshim (Ju)(vishni te njejta rroba ç’do dite ?). Sipas llogjikes tate ju paskeni qef kulturen e gjuzit qe del me Gucci ne tv dhe Vilat buze detit. Ok

    • Adriatique: 17/05/2020 14:16

      ernest shkenca ngre duart lart sipas shkrimit qe shkruani urime, i rrofte emri (Teatrit kombetar) se vetem teater nuk eshte.Gerrmo, dhe do te shihni sesa shumë kulturë ka.....Aty me nje teater moderne do te sjelli te ardhura,vende pune etj.... per shtetin,popullin.ok. Sipas teje o mendje ndritur qe shkruan fjal te arta MOs do qe ti paguajme me nga 500euro rroge mujore keta aktoret e hollivudid ? E pra dil ti me keta qe protestojn dhe nderton nje (kolose) dhe lere politiken apo fjalet e arta ca pret nderto.. go just do it !!! Dhe duhet te dini..qe llafet e Urta gjithmon ka qene te sakta sepse kane dal nga (JETA) .. Respekt per Artin Shqiptar!!!!!! TA GEZOJME TEATRIN E RI !!!!!!!

    • ernest: 17/05/2020 13:24

      keqardhje per mungesen e logjikes. edhe shpia jote neser po ti shkoj fadroma besoj shkermoqet kollaj. ca vlere paska shpia jote atehere. por e ke gabim. shpia jote ka vleren e njerezve qe jetojne aty, gjakun dhe djersen e prinderve te tu, lumturine gezimin trishtimin, gjithacka qe e lidh shpirterisht nje njeri me nje vend. prandaj skemi per tu bere se ka njerez si ty dhe si ky adriatique qe shkruan pallavra. ne fakt edhe stonehege ne angli qe ka vetem gure duhet prish se nuk i ngjan koloseut. e kuptoni sa poshte jemi si njerez. nuk kemi asnje lidhje me kulturen.

    • Adriatique: 17/05/2020 11:45

      Ky TEATER I RRASKAPITUR u krasuha me KOLOSEUMIN . hahahaha (no comment)

  • Arbeni: 17/05/2020 10:53

    Sulmoni bashkine dhe kryeministrine,,asnje tolerim derisa rama te jape doreheqjen...

    Përgjigju
    • Ben(jo ky rrocka me siper): 17/05/2020 15:06

      Mos harroni te merrni Nul Moken dhe Ed Paloqen. Ahahaha. Fytyrat e tribalizmit

  • Albani: 17/05/2020 10:45

    Urime aktore e gezofshit teatrin e rinj.Berisha dhe Company kane duaret e papasterta☻

    Përgjigju
  • funerali i mones: 17/05/2020 10:45

    likja te rroje vet se mona vdiq per kauzen e teatrit sic kishte dhene llafin dhe lulzimi qe tha qe kjo ishte vija e kuqe te filloje tani me vizen e verdhe dhe pastaj kur te mbaroje teatri me vizat e bardha e blu te parkexhit

    Përgjigju
  • rahmet-past: 17/05/2020 10:35

    Iku teatri ne menyren me "demokratike" qe mundej.Si ato islamiket e ISIS qe shembnin me dinamit kazma e lopata zona arkeologjike me vlera te paperseritshme.Kush nuk e kuptoi qe ish realizmi socialist rierdhi me force dhe dhune ne shqiperi duhet me vu syza.

    Përgjigju
    • Iljaz Reka: 17/05/2020 15:09

      Rahmet paste ajo "mase e bute" qe ke renda kafkes. Mase amorfe qe vetem tru smund te jete. Te fala Saleh Shpellarit aka Aktorit Digital

  • Beni: 17/05/2020 10:26

    SULMONI KRYEMINISTRINE ,,MOS QENDRONI TEK TEATRI,,VERSULJUNI KRYEMINISTRISE DHE BASHKISE,,

    Përgjigju
    • Freedom House: 17/05/2020 12:21

      O Ben rri rehat se këta do fillojne me internime shumë shpejt. Guximtaret kanë 7 vjet që po e lën atë vend. Tani ta gezojmë Ripjelljen Fusha shpk

  • qytetar: 17/05/2020 10:12

    Mesohuni ti bindeni rregullave, ligjeve dhe autoriteteve nese doni nje shtet te forte dhe funksional..ashtu sikurse i bindeni shteteve te huaja sa here qe kaloni kufirin..Teatri do behet i ri dhe ta gezoni edhe ju 5 veta qe protesoni

    Përgjigju
    • Labi Bruxelles: 17/05/2020 11:42

      Si ajo motra jote!!! Po binden ketej po svuajn njerzit per buke, per uje e per pune. Kur dikush kryen veper penale e Di se cfare denimi merr I madh apo i vogel. A-ja sistemi I drejtesis eshte totalisht i pavarur dhe i drejte, madje dhe ne rastet kur gjykimi i tyre human personal nuhat se je fajtor mirpo skan asnje prove ose evidenc ste mbajn dot ne burg. Sistemi arsimor nuk çalon ne asnje stad!!! Me e rendesishmja dhe çer te mbyllur, nuk ka sufllaqexhinj propagande neper internet! Keshtu qe mos na ca shume me nder ka*in zotrote por mbroje partin me interes e injoranc e mos tento te na besh ideatorin.

  • Tutu: 17/05/2020 10:11

    Vlera historikr.... nje ndertese e luftes se dyte boterore me destinacion BORDELLO ushtaresh.... keta qe qajne per teatrin kete vlere do te kene paradysh..... ahh se harrova Edmont Budina ska faj qe qan se ne ate skene ka pase interpretuar shokun TARAS...te “ ngjethte “ mishte me rolin e tij...

    Përgjigju
  • Ops: 17/05/2020 10:10

    Ne shtepit tuaja per ato qe ishin pro, dhe ju qe shani opoziten flini gjume

    Përgjigju
  • Admir: 17/05/2020 10:00

    Po mire me ju qe gezoheni e kam (pervecse nese fitoni buken e gojes me keto komentet) e keni menduar ndonjehere po te jeni ne shtepite tuaja po te keni ndonje prind a femije te semure e te jeni papune, a do thyenit tv e te merrnit kredi per te blere nje te ri a do te ta conit ta rregullonit? Ne kete hall jemi si shoqeri nuk ishim mire, ra termeti, filloi covid-i dhe qeveria jone nuk ka pune tjeter e merret me Teatrin. Bashkia jone e Tiranes kur qyteti nuk ka uje gjen kohe e merret me teatrin qe nuk eshte fare pune e saj. Ore i therrisni mendjes ju ca po ndodh ketu apo kujtoni se eshte tifozllik futbolli? Thirrini ore mendjes se ka nje gje te madhe qe nuk shkon.

    Përgjigju
    • Justice: 17/05/2020 12:48

      Bravo Admir,krahasimi yt eshte shume me vend.Une do te shtoja qe eshte e vertete e blejne tv me kredi qe te shikojne lartmadherine e tij Ramsin.

  • rezi: 17/05/2020 09:55

    Demokracia funksionon në bazë të ligjit. Forca që fiton zgjedhjet punon për të zbatuar në praktikë atë që mendon se është më e mira për të gjithë dhe jo vetëm për ata që e votuan. Dhe pikërisht kështu është vepruar, pse nuk i qëndroi premtimeve opozita por braktisi atë pakicë që e votoi, kjo nuk është përgjegjësi e fituesve. Të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, dhe po bindën njeri me programin e tyre, jo për inat të Edi Ramës apo qeverisë së tanishme, dhe morën shumicën, opozita e sotme le të drejtojë vëndin. Por me gjithë këto qasje negative në të gjitha fronten, zor se do kenë vota të mjaftueshme për të qeverisur. Koha po tregon se opozitë e tillë destruktive, nuk i duhet askujt. Sa për referendume që komenton dikush, referendumi duhej bërë që në 1990-ën, për shumë gjëra që ju vu kazma. Tani këta demokratikas nuk duan shtet, duan pushtet. Urime e suksese në ndërtimin e një vepre arti ku aktorët të jenë artistë e jo politikanë.

    Përgjigju
  • Mirdite: 17/05/2020 09:49

    O OH Sa Mir Ja U BANI si nuk ju la me ba si te doni . Do zoti e merr noj vendim tashi per vilat ne Lalez. E pastaj bjeni murit me koke

    Përgjigju
  • cinecittà albanese: 17/05/2020 09:46

    Sa hektare ishte siperfaqja e prones publike me emrin “kinostudio”? A ekziston sot kinostudio? Po kerkoj te gjej a ka folur Edmond Budina prej Italie apo Neritan Licaj per kinostudion kur ua dha qeveria dhurate televizioneve private po nuk po me nxjerr gje kerkimi.

    Përgjigju
  • jurist: 17/05/2020 09:32

    E kapi pak minuta Lulin gjumi,e keta shfrytezuan rastin,shemben teatrin.Po Monika,Licaj, Budina kane vdekur?Pa kaluar mbi trupat e tyre gjalle ne bote se do shembej.

    Përgjigju
  • Tutu: 17/05/2020 09:27

    Keta zoterinjte qe ne shumicen dermuese vetquhen artiste po nuk ua ka pare njeri surratin ne skene deri me sot... per te mbrojtur “kauzen” per te cilen pretendojne , te afishojne projektin qe ka miratuar bashkia dhe te tregojne me fakte abuzimet e pretenduara....ndryshe ky eshte nje populizem folklorik qe e bejme ca njerez qe kane 30 vjet qe hane qyl dhe nuk bejne asnje lek pune...ose ata kane enderren e tyre ne sirtar per te futur duart me vone ne kete prone... mos harroni jemi ne kapiraliem... jo cdo baxhelle quhet artiste...e ashtequajtura shoqeri civile eshte pjesa me e kalbur e shoqerise shqiptare...

    Përgjigju
  • Uliksi: 17/05/2020 09:25

    Akti qe na tregon perfundimisht se kemi perfunduar nen thundren e nje bande perbindshash e vampiresh pushteti e paraje, grykesia perverse e te cileve nuk njeh me asnje kufi. As njerzillek, as qytetari, as mendim ndryshe, as ligj, as..., as..., ASGJE tjeter te lidhur me ndonje dimension normaliteti minimal shoqerie njerezore. Do ju duket si nga hena pyetja qe do ngre tani, por besoj se kontrasti qe krijon na tregon qarte ku jemi gremisur e katandisur: nese keto vendime (teatri, unaza e re, bulevardi i ri, etj, etj) merren ne te miren tone, si ka mundesi qe nuk behet asnjehere referendum duke na vene perpara alternativat qe jane ne tavoline, siç behet kudo ne bote? Edhe konfliktet do shmangeshin edhe ai qe do ta organizonte kete do te fitonte me shume pike ne syte e njerezve. Mjafton kjo per te na thene qe motivet jane te tjera e aspak e mira jone. "JO"- ja qe mori Sala ne referendumin per Kushtetuten dhe Rama ne referendumin per armet kimike e mbyllen nje here e mire per kete popull, çdo hapesire per t'u shprehur e degjuar nga keta demone- diktatore qe, mesa duket, mitra shoqerore e ketij vendi qenka mallkuar te prodhoje pa fund. Them se na ka mbetur te shpresojme o tek e mbinatyrshmja o tek urtesia popullore kur thote se "litari keputet duke u holluar, ndersa zullumi duke u trashur" e se "te gjitha lahen ne kete bote"!

    Përgjigju
  • toni: 17/05/2020 09:21

    shyqyr se u pastrua dhe ajri

    Përgjigju
  • Prishja e teatrit: 17/05/2020 09:07

    O komentus mos shkruni ne baz njej krau se kta politikan nuk jan que te mbrojn teatrin por qohen si e si me mujt me rrejt popullin me u qua e me ba luft per me zan karrigat ato, por i ka ardh fundi budallve! Bravo

    Përgjigju
  • Adii: 17/05/2020 08:37

    I qofte dheu i lehte monika kryemadhit qe dha jeten per mbrojtjen e teatrit hahah

    Përgjigju
  • Teatri: 17/05/2020 08:35

    Ca dreq godine ishte ajo, nje e shtyre e ra si barake e gjitha ne toke. Per nje ore u shemb e gjitha mbaroi pune.

    Përgjigju
  • He mo neritan: 17/05/2020 08:15

    Doje te kapeshe me shtetin the nuk e shembin kurr . Qaj aty tani me pranga ne duar si legen

    Përgjigju
  • He mo neritan: 17/05/2020 08:14

    Se beje si gangster me shtetin the nuk e shembin ! Qaj aty me pranga ne duar

    Përgjigju
  • Bravo rama: 17/05/2020 08:13

    Nje tjeter fitore kundra ketyre ndyresirave . Ai teater mezi rrinte ne kembe , sa e preku fadroma u shemb ! Turp per keto qe e mbronin

    Përgjigju
  • Rusi: 17/05/2020 08:11

    Mona le te filloje roje (dezhurn) tek ura e Lanes ne Shkoze, mos e lini pa pune

    Përgjigju
    • Fieri: 17/05/2020 09:08

      Tamam

  • Kasem gahinji: 17/05/2020 08:06

    Demokracia nuk eshte rrumpalle.ne thelbin e saj eshte shteti ligjor,forca e ligjit.kush luan me te te ndeshkohet.kerkesa ime ndaj shtetit.jo dy gjoba te njejtit person.gjoba e dyte te jete biruca.mus beni dallim,meqe eshte luli ti veme 2-3 gjoba.

    Përgjigju
  • Lol: 17/05/2020 08:02

    Sa turp qe jemi gjithmone te detyruar per ti bere gjerat me force per ca palaco te nje gjasme partie demokratike. Qe ne 1995 dhe sot po njesoj, po ato fjale,po ato fytyra, pa ajo padituri, po ai zell per te hedhur balte mbi kete vend me cdo kusht. Nuk kishte rruge tjeter

    Përgjigju
    • F-35: 17/05/2020 09:19

      Po Lol.

  • Lala: 17/05/2020 07:59

    Në mos gaboj dogjoj shprehjen greqisht pame,pame(ikim, shkojmë).Πάμε,παμε: Ç'do greku aty?

    Përgjigju
  • Altin: 17/05/2020 07:53

    Per te gjithe ju qe i thurni elozhe liderit dhe qe dukeni nga menyra e shkrimit te shqipes sa shpesh keni shkuar ne teater, ju ardhte te shtepia juaj.

    Përgjigju
    • Zen: 17/05/2020 09:18

      Elozhe eshte fjale e huaj. Perdor nje fjale shqipe ti qe e di shqipen kaq mire

  • Alb: 17/05/2020 07:45

    Seshte pune mone apo basha se te gjith mbeturina jan po smund te behet kshu ky vend i mallkuar me vjen keq shum me komentusit qe i japin te drejt ketij barbari si nuk ka nje figur ky vend sa gjysma e albin kurtit te pakten

    Përgjigju
    • Aqif Kopertoni: 17/05/2020 10:03

      Lere se Albini e ndriti. Po ke te drejtë ne parim, kemi ngec midis gozhdes dhe patkoit

  • Kafsha: 17/05/2020 07:43

    Nje teater te ri te fuqishem bashkekohor e duam por kete qe prishen me pak fonde mund restauronin pak dhe te perdorej si muze. Te behej muzeu i teatrit kombetar ku te ekspozoheshin lloj-lloj materjalesh artistike teatrale te koherave te ndryshme te teatrit shqiptar ashtu sic ben e gjithë bota.

    Përgjigju
  • Ema: 17/05/2020 07:40

    Shyqyr se shpetuam baraka u prish. Pun te mbar per teatrin e ri

    Përgjigju
  • Cercizi: 17/05/2020 07:38

    Lane nam pseudo aktoret qe mbahen me taksat e popullit, mos u jepni me rroga nga taksat, te behet sic e ka evropa ti nxierin te ardhurat me djersen e tyre,por keta rrine si parazita vec rroges marrin edhe shuma te tera ne forem projekti po nga shteti ose bashkija. Ky licaj ishte ne greqi ca mutin vin ketu te na shesi mend,parazite asgje nuk i kan dhene ketij vendi..

    Përgjigju
  • Toni: 17/05/2020 07:35

    Bravo policia,bravo shteti! Nuk mund një tufë politikanësh hajdutë dhe një “artist” e gjysëm të mbajnë peng Tiranën! Shpellarizmi mori një goditje të merituar!

    Përgjigju
  • LORA: 17/05/2020 07:33

    Lajm i shumepritur. Qofte e shpejte berja e Shqiperise tone me nje Teater Kombetar bashkekohor.

    Përgjigju
  • I pandehuri Basha: 17/05/2020 07:30

    Me se fundi!!!! Shteti po sillet si shtet i vertete.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 17/05/2020 07:19

    Oh sa me mire qe ja kane bere atyre pushtuesve. Mona besoj se do zesh mend tani . Shteti respektohet. Ai shtet qe burri juaj deshironte per tu bere president . Bravo qeveria RAMA..

    Përgjigju
  • shqiperi: 17/05/2020 07:10

    Nuk u ngopet i plera mos kujtoni se sdo vdisni do jetoni perjetsisht tek ty i kishin njerzit syt per ndryshim o rama ti dola me fellqisra nga te gjith shanim saliun ne

    Përgjigju
  • Edi jam: 17/05/2020 07:07

    Sulltani i madherishem tregoj forcen dhe me teatrin, demokracise i ka ardhe fundi... Shikoni dhe komentet e ktyre bq qe flasin per vizion

    Përgjigju
    • Niku: 17/05/2020 08:12

      Flet dhe ky për demokraci që së di cfar është, per çdo projekt vetëm kujen vini, villni vetëm vrer,kujto parkun e liqenit... Dhe pa pik turpi atje shkoni me shume.. Dhe atë bq që ke shkruar thuaj satmotre po ka fjetur në shtepi sot..

  • Labi: 17/05/2020 07:04

    Po normlal tallin trapin te gjith keta me popullin e meritojm se jemi ne bastardet qe vem e i votojm

    Përgjigju
    • Anonymous: 17/05/2020 10:24

      O Niku po nderto pra vetem teatrin meqe te vjen keq per teatrin dhe do nje bashkekohor. Ca ke me 9 Kulla nga mbrapa teatrit apo i duhen ca lek Cim Fushes, Lali Erit dhe Rq Kryeminister.

    • Justice: 17/05/2020 08:38

      Ku i ke pare te bukurat ti Niku,90% e atyre qe ndertohen jane shpifesira.

    • Lala: 17/05/2020 08:07

      Mir të thot Niku duhet të kuptosh që ndërtimi i së resë do punë e mënd,për shkatërrim lërja Salës me kompani.

    • Niku: 17/05/2020 07:26

      O labi vi logjikën, pse tallen me popullin? po prishin një karikatin për të ndërtuar një të re me të mirë dhe me të bukur, po ju kujen keni vënë për çdo gjë që ndërtohet,I ke pare te gjitha qyteza e vendit si kanë ndryshuar, nuk thua shyqyr qe ndërtohet i ndryshoj faqja Shqipërisë se ishim llum..

  • lori: 17/05/2020 06:42

    ore ku eshte lulezimi?

    Përgjigju
    • lulja: 17/05/2020 10:39

      po ben plan per tramvajin ne tirane meqe hoqi stacionin e trenit....debili

  • Tiku: 17/05/2020 06:30

    Shume mire ka bere qeveria me nje Tirane te ndertuar krejt kishte nevoje per nje Teater te madhe e bashkohore ,bravo kryeminister per vizionin tend.

    Përgjigju
  • Chicago: 17/05/2020 06:20

    Shyqyr qe u shemb se ishte si ciban

    Përgjigju
    • Pse: 17/05/2020 07:53

      Nje bravo te madhe edi rames trimi i ralle le tt fleje monja td teatri se eshte i babe mones

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?