Vladimir Grillo, ikona e gazetarisë sportive në Shqipëri, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Komentatori sportiv, i cili për më shumë se 40 vite ka qenë pjesë e RTSH-së, dallohej për fjalorin e zgjedhur e fjalët profesioniste teksa komentonte ndeshjet. Me një zë karakteristik, profesionalizëm, njohje të thellë të sportit dhe problemeve shqiptare, ai ka realizuar mijëra orë komente ndeshjesh kombëtare dhe ndërkombëtare, për të gjitha sportet.
Gazetari i sportit Defrim Methasani, i cili ka ndarë 25 vite punë së bashku me të, teksa i shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Vladimir Grillos, thotë se sëmundja e rëndë rrëzoi mjeshtrin e fjalës.
'Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën'-shkruan gazetari Defrim Methasani.
Kryerari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të komentatorit legjendar të sportit shqiptar, Vladimir Grillo.
Kryedemokrati është shprehur se ai do të mbahet mend gjatë si njeriu që përmes radios dhe tv na përcolli me ngrohtësi dhe profesionalizëm emocionet dhe ngjarjet kryesore të sportit shqiptar dhe botëror për dekada.
"Ndarja nga jeta e komentatorit legjendar të sportit shqiptar Vladimir Grillos është lajm hidhërues. Zëri i fortë dhe imazhi i paqtë i Ladit, na kanë shoqëruar nga fëmijëria e hershme, duke na sjellë më pranë me sportin dhe sukseset e sportistëve tanë brenda dhe jashtë vendit. Ai do të mbahet mend gjatë si njeriu që përmes radios dhe tv na përcolli me ngrohtësi dhe profesionalizëm emocionet dhe ngjarjet kryesore të sportit shqiptar dhe botëror për dekada. U prehtë në paqe!", u shpreh ai.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit të njohur sportiv, Vladimir Grillo.
Meta shkruan se Grillo do të kujtohet për emocionet e veçanta dhe përcjelljen me profesionalizëm të vlerave të arrira sportive. Kreu i Shtetit iu shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e njeriut të dashur.
"Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur sportiv, mjeshtrit të mikrofonit, Vladimir Grillo.
Do të kujtohet nga të gjithë për emocionet e veçanta që na dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm dhe timbrin e veçantë të zërit, në familjet dhe ambientet tona shoqërore, vlerat më të arrira sportive. Në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të pazëvendësueshme.Të prehet në paqen e merituar", shkruan Meta.
NGuSHELLIME FAMILJES!
PërgjigjuNe u rritem me zerin dhe imazhin e tij.Zoteri i respektuar dhe i nderuar nga te gjithe.I paharruar qofte kujtimi i tij!
PërgjigjuNgushellime,familjes....
PërgjigjuNgushëllimet e mia familjes, miqëve dhe shokëve të tij. Shumë zëra të dashur po na shuhen, të cilët na kanë transmetuar optimizëm dhe dashuri për fusha të ndryshme në jetën tonë edhe të bukur por dhe të trazuat.Zëri i të ndjerit do vazhdojë të jehojë tek ne, dhe do e kujtojmë me shumë respekt dhe mall. I lehtë i qoftë dheu. Durim familjes dhe të rroni e ta kujtoni njeriun e dashur në çdo familje shqiptare, veçanërisht familjeve sportdashese. Fahri Dahri. Itali, më 30 dhjetor 2021.-
PërgjigjuBurre i nderuar dhe i respektuar. I qofte dheu i lehte te madhit Valdimir Grillo! Ngushellime famijes.
PërgjigjuNgushellime familjareve! Ka qene vertete ikona e komentatoreve sportiv u prehte ne paqe
PërgjigjuNje gjeni ne gazetar e komentator! U pref ne paqe !
PërgjigjuKushta gjithmone Kushta.. i paharruar kur komentonte ndeshjet e medha te Flamurtarit.
PërgjigjuShihja fundjaven e shkuar filmin "Ne shtepine tone" tek RTSH-ja dhe ne nje sekuence te filmit del Vladimir Grillo me Rubriken e tij te famshme Sportive. Ishte i ri aty rreth 32 vjec (filmi eshte bere ne vitin 1979) dhe me vete po mendoja "hej ku behet Ladi tani, u be kohe qe s'e kemi degjuar". Fatkeqesisht sot degjoj per ikjen e tij nga kjo jete. Te qofte dheu i lehte legjende e televizionit shqiptar, ngushellime familjes dhe gjithe te njohurve te tij!
Përgjigju