Gleison Bremer

Sport

Lajm i keq për Juventus, Bremer mungon gjatë

17 Tetor 2022, 15:56| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 15:59

  • Share

Gleison Bremer do mungojë tre javët e ardhshme për Juventus. Mbrojtësi qëndror u dëmtua në sfidën e fituar nga "Zonja" kundër Torinos (1-0) të shtunën për Serie A. Braziliani doli nga fusha i dëmtuar në fillimin e pjesës së parë, teksa sot Juventus ka njoftuar për një lëndim muskular në kofshën e majtë.

Bremer nuk rrezikon që të mungojë në Botëror, teksa do jetë i gatshëm për kombin e tij. Fakt është se mbrojtësi do i humbasë pesë ndeshjet e ardhshme me Juventus, një ndër to edhe Derbi i Italisë kundër Interit në 6 nëntor.

Ndeshjet që humbet Bremer me Juven:

21 tetor: Juventus-Empoli
25 tetor: Benfica-Juventus
29 tetor: Lecce-Juventus
2 nëntor: Juventus-Paris Saint-Germain
6 nëntor: Juventus-Inter

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?