Kombëtarja

Lajm i keq për Kombëtaren, mesfushori dëmtohet dhe humbet 2 sfidat e Ligës së Kombeve

1 Tetor, 08:26| Përditesimi: 1 Tetor, 08:35

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy ndeshjet e radhës në tetor (Çeki, Gjeorgji), me Sylvinhon që ka marrë një lajm të keq.

Mesfushori Medon Berisha, i ftuar në Europian dhe i aktivizuar edhe në ndeshjen ndaj Ukrainës, nuk do të jetë në dispozicion të teknikut. Djaloshi është dëmtuar në stërvitje disa javë më parë dhe drejtori sportiv i Leçes, Stefano Trincera ka konfirmuar për mediat italiane se kthimi i tij në fushë do të jetë pas ndalesës për Kombëtaret.

“Pauza do të na mundësojë që të rikuperojmë Medon Berishën”, ka thënë ai. Nëse po pret ende përgjigje për emra si Broja e Manaj që janë jashtë fushave të lojës duke tentuar rikuperimin në kohë, Sylvinho do të ketë një tjetër mungesë të sigurt për këtë grumbullim.

Medon Berisha

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?