Ergys Kaçe

Sport

Lajm i keq për Panuccin, Kaçe dëmtohet që në ndeshjen e parë në Greqi

17 Shtator 2018, 22:56| Përditesimi: 17 Shtator 2018, 23:03

  • Share

Lojtari i Kombëtares Shqiptare Ergys Kaçe është dëmtuar në ndeshjen e tij debutuese për këtë sezon me Panathinaikosin.

Dëmtimi në kyçin e djathtë mund t’i kushtojë të paktën një ndeshje jashtë fushave mesfushorit.

Mediat greke raportojnë se Kaçe kreu edhe një rezonancë magnetike në spital ku edhe u vu re një zgjatim i ligamentit.

Tanimë Kaçe do të ndjekë një program rehabilitimi për ditët e ardhshme për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Levadiakosit.

Ergys Kaçe u rikthye pas një viti mungesë tek Kombëtarja me kërkesë të Panuccit në përballjen me Izraelin dhe me Skocinë, të luajtuar në 7 dhe 10 shtator.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?