Disa nga filtrat që përdoren në Instagram

Lifestyle

Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram

8 Janar, 17:12| Përditesimi: 8 Janar, 17:16

  • Share

Instagrami i thotë lamtumirë filtrave të bukurisë. Prej datës 14 janar harrojini fytyrat me format perfekte, sytë me ngjyra, qerpikët fals apo make-up-et.

Kompania e Mark Zuckerberg, Meta, po përgatitet t’i heqë përfundimisht filtrat e bukurisë që vijnë nga zhvilluesit e palëve të treta.

“Pas një vlerësimi të plotë, ne kemi marrë vendimin për mbylljen e platformës Meta Spark të mjeteve dhe përmbajtjeve të palëve të treta në fuqi.

Por pavarësisht kësaj, Meta është në dispozicion si për përdoruesit tanë ashtu edhe për të gjithë familjen tonë të aplikacioneve”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Meta.

Sipas specialistëve të këtij sektori, ky vendim merret më shumë si një përpjekje për të mbrojtur të rinjtë nga rreziqet që lidhen me standardet jonatyrore dhe daljes sa më shumë nga realiteti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?