Mesfushori i Empolit Kristjan Asllani

Lajm i madh për mesfushorin 20-vjeçar të Kombëtares, Asllani gjen marrëveshjen për t’u transferuar te Interi

9 Qershor 2022, 15:24| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 15:25

  • Share

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, i cili aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren për ndeshjen me Izrealin, është një hap larg Interit.

Sipas gazetarit ekspert të merkatos, Fabrizio Romano, klubi zikaltër dhe futbollisti kanë gjetur marrëveshjen që sezonin e ardhshëm të transferohet në Milano. 20-vjeçari pritet të jetë zëvendësuesi i Brozovic pas një sezoni të shkëlqyer me Empolin.

Në vijim pritet që Inter të kontaktojë me Empolin për të gjetur marrëveshjen mes klubeve, por edhe këtu nuk priten surpriza. Kjo pasi vetëm pak ditë më parë presidenti i Empolit deklaroi se është e pamundur për të mbajtur Asllanin për sezonin tjetër duke iu referuar një klubi që luan në nivele të larta.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?