Bashkia Durrës

Lajm i mirë/ Bashkia Durrës nxjerr urdhrin, hiqet ose përgjysmohet tarifa e arsimit parashkollor për 6 kategori në nevojë

17 Nëntor 2020, 14:48| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 14:52

  • Share

DURRËS- Bashkia nëpërmjet një urdhri ka përjashtuar ose ka përgjysmuar me 50% tarifën për arsimin parashkollor për gjashtë kategori të familjet në nevojë.

Sipas njoftimit të bërë zyrtar nga bashkia prindërit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim të fëmijëve sipas këtyre lehtësimeve, pranë kopshteve në vendbanimet e tyre.

Gjashtë kategoritë e fëmijëve që përfitojnë arsim falas parashkollor ose me tarifë të reduktuar.
1.Familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike të përjashtohen nga detyrimi mujor.
2.Familjet me binjakë e lart paguajnë vetëm për njërin fëmijë.
3.Familje të cilët kanë një prind invalid (me komision mjeko ligjor) dhe tjetrin të papunë (vërtetim nga zyra punës ) përfitojnë 50% reduktim nga detyrimi mujor.
4.Fëmijë të vajzave nëna, sipas statusit në regjistrat e Gjendjes Civile përfitojnë gjithashtu 50% reduktim nga detyrimi mujor.
5.Familjet ku vetë fëmija që ndjek institucionet arsimore parashkollore është me aftësi të kufizuar të vërtetuar me komision mjeko-ligjor, përfitojnë 50%  reduktim nga detyrimi mujor.
6.Fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian përfitojnë 50%  reduktim nga detyrimi mujor.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?