Lajm i mirë, ekonomia do rimëkëmbet me 5.5%! Ndikim pozitiv konsumi, investimet e shërbimet

23 Janar 2021, 07:47| Përditesimi: 23 Janar 2021, 08:07

  • Share

Një lajm i mirë vjen për ekonominë shqiptare. Këtë vit, sipas një raporti të Ministrisë së Financave, ajo pritet të rimëkëmbet me 5.5%, pas një rënie në vitin që lamë pas si pasojë e pandemisë me 4.4%.  Ndikim pozitiv sipas raportit të Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal 2022-2024, thuhet se do të ketë konsumi dhe investimet

“Gjatë periudhës afatmesme rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet. Ndërkohë, kërkesa e huaj neto (eksport–import) pritet të ketë një efekt pothuajse neutral”, thuhet në dokument.

Konsumi që në vitin 2020 ra më shumë se 3.4%, për 2021  do të ketë rol të rëndësishëm në rikuperimin e ekonomisë pasi pritet të rritet me 3% dhe do të nxitet nga besimi ikonsumatorit, si dhe nga përmirësimet në tregun e punës.

Nga ana tjetër gjenerimi i vendeve të reja të punës dhe stabilizimi i tregut pritet të sjellë edhe rritje të pagave për qytetarët, dhe të ndikuar nga ky fakt ata do të rrisin edhe konsumin.

Kurse sa i takon investimeve ato do të ndikohen nga shfrytëzimi më i madh i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare, lehtësimi i standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm nxitës për investimeve private në afatin e mesëm.

Përsa i takon sektorëve ndikimin më të madh pozitiv do të ketë turizmi i cili vitin e kaluar ka pasur rënien më të fortë, si pasojë e masave kufizuese të ndërmarra për të frenuar përhapjen e pandemisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?